Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.
Nikhil është takuar përsëri pas dhjetë vjet me Meeta, tani Nikihl ka vetëm një javë për të vendosur a duhet të martohet me motrën e Meetas, Karishman kur këta të dy janë afruar me njëri-tjetrin...
Duke u arratisur nga policia, Amir gjen ndihmë tek motra e tij Tara, e cila në përpjeke për ta ndihmuar përfundon në burg.
Jeta e tyre ka qenë e mbushur vetëm me trishtim dhe papritmas një rreze shprese depërton përtej reve.
U hoq si i vdekur dhe mori një identitet tjetër për t'i shpëtuar realitetit të jetës së tij të pakëndshme. Deri në njëfarë pike, Brixh Mohan ia doli mjaft mirë, derisa u akuzua me burgim të përjetshëm për vrasjen e vetes së tij.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, India ka mbetur pa aleatë të fuqishëm dhe, për të krijuar vendin e saj si një superfuqi, ajo vendos të testojë 6 bomba bërthamore. Një grup njerëzish do të vihen në shërbim të këtij qëllimi, por nuk do të jetë e lehtë...
Një vajzë nga Kashmiri pranon të martohet me një oficer të ushtrisë së Pakistanit
për të marrë informata në lidhje me strategjitë ushtarake gjatë luftës Pakistano-Indiane në vitin 1971.
Rauli është një këngëtar, që humb karrierën e tij për shkak të veseve të tij ndaj pijes. Ai takohet me Arohin në një bar në Goa, ku ajo punon për të fituar jetesën. I impresionuar nga këndimi i saj, ai i premton që do ta marrë atë në Mumbai dhe do ta bëjë një yll, ku ata bien në dashuri me njëri-tjetrin. Aashiqui 2 është një histori muzikore, ku dashuria e tyre kalon përmes dashurisë dhe urrejtjes, famës dhe dështimit në jetën e tyre. Megjithatë a do të qëndrojnë së bashku, apo do të ndahen për shkak të egos së tyre?
Një inxhinier me mangësi në dëgjim, së bashku me vëllanë e tij të madh, bashkojnë forcat kundër regjimit të paligjshëm 30-vjeçar të presidentit të fshatit të tyre.
Një djalë i cili është i dashura len veten pas adrenalinës nga e cila fillon një jete krejtësisht te re për te ndihmuar një vajze e cila vuan nga kanceri. Po për ketë ai shume shpejt e gjen veten duke u ndjekur nga një oficer policë dhe i cili përfshihet ne luftën e krimit dhe kontrabandës e cila po ndodhe ne vendin e tij.
Një film i kinematografisë së re indiane, prodhim i denjë për Hollivud. Pas shumë intervistave dhe refuzimeve, një grua që vuan nga sindroma e turetit, punësohet si mësuese në një shkollë elitare. Pasi ka luftuar me vështirësitë personale, ajo do të bëjë të pamundurën për t’i bërë studentët e saj rebelë, të kuptojnë potencialin e tyre të plotë.
Një adoleshent i cili u rrit në lagjet e varfëra të Mumbait, bëhet protagonist në emisionin ”Kush do të bëhet një milioner?” në versionin indian. Ai është arrestuar nën dyshimin e mashtrimit, dhe ndërsa merret në pyetje, ngjarje nga historia e jetës së tij shfaqen, kjo është dhe arsyeja pse ai i di përgjigjet.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Pari është një film horror i mbinatyrshëm në të cilin një burrë përpiqet të ndihmojë një grua të quajtur Ruksana, një viktimë abuzimi, të cilën ai e gjeti të lidhur në një kasolle.
Gana, një ish-ushtarak, lufton kundër njerëzve të korruptuar dhe të pasur, që i shpëtojnë dënimit të ligjit. Ai është shpresa e vetme e njerëzve kundër kriminelit të mbështetur nga babai i tij kryeministër, që vret brutalisht të gjithë ata që i zënë rrugën marrëveshjeve të tij të pista.
Insia është një vajzë 14-vjeçare nga Vadodara e cila ëndërron që një ditë të bëhet këngëtare. Por, me një baba tepër strikt, e ka pothuajse të pamundur të ndjekë ëndrrën e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të hedhë videot e saj në internet nga ku merr një famë të paimagjinueshme, edhe pse me identitet të fshehur.
Ata janë në udhëkryq midis të shkuarës dhe të ardhmes. Boli është kthyer dhe është gati për një tjetër aventurë. Mirëpo edhe një qytet si Dehli nuk ka mjaftueshëm hapësirë për të menduar një plan të mirëfilltë arratisjeje. Ata nuk e dinë se dikush qëndron mbi ta. Ç'do të ndodhë? Do t'i luajnë mirë letrat e tyre? Kush do të qeshë i fundit në këtë përndjekje si macja me miun?
Rruga e katër shokëve për të plotësuar ëndrrën e tyre. Ata përplasen me shumë vështirësi dhe personazhe të ndryshme, nga një hajdut e deri tek një kriminele. Mes prapësive dhe këngëve miqtë kalojnë sfidat.
Titu do martohet me një vajzë të për kryer me emrin Suiti Sonu, shoku i ngushtë i Titut dyshonte karakteri i Suitit dhe përpiqet të prishë martesën, ndërkohë që Suiti përpiqet për të kundërtën, gjë e cila çon në një luftë mes dashurisë dhe vëllazërisë.