Një vajzë e turpshme e cila adhuron filmat por jo realitetin përballet me realitetin e çuditshëm të filmave të regjisorit Federiko Felini. Ajo niset në një udhëtim nëpër Itali në kërkim të tij dhe përgjigjeve të pyetjeve të saj. A do ta gjejë ajo atë që kërkon?
Xhejk dhe Mati janë dy të huaj në Porto që kanë përjetuar një lidhje delikate. Momentet e përjetuara nga ata mbeten një mister, teksa ata rijetojnë natën e tyre më të bukur duke u përballur me pasojat e kohës.
BAZUAR NË NJË HISTORI TË VËRTETË! Një djalë nga Harlemi, i detyruar të përballet me skenën e drogës në vitin 1980, ndërton një perandori të paligjshme, vetëm duke u treguar i ndërgjegjshëm. Por sa vështirë do të jetë për ta krijuar dhe për ta mbajtur këtë perandori dhe a do të zgjasë shumë kjo?
Pas një vdekjeje të papritur, zjarrfikësi Ja-hong dërgohet në jetën e përtejme nga tre mbrojtësit e tij. Vetëm pasi të kalojë 7 gjykime në 49 ditë dhe të provojë pafajësinë e tij në botën e të gjallëve, do mund të rimishërohet dhe tre mbrojtësit e tij do i qëndrojnë pranë gjatë gjithë gjykimeve.
Onoff është një shkrimtar i njohur i cili nuk ka publikuar ndonjë libër të ri për mjaft kohë dhe është bërë një i vetmuar. Kur ai kapet nga policia në një natë të stuhishme, pa identifikim...
Nik është një nga të burgosurit amerikanë në burgjet japoneze. Falë ndihmës që i dha djalit të një prej familjeve më të forta, ai i siguroi vetes një vend të mirë atje. Megjithatë, armiqtë tani janë më te rrezikshëm.
Një satirë shoqërore në të cilën një njeri kupton se do të kishte një jetë më të mirë nëse do të zvogëlohej, duke u bërë pesë centimetra i gjatë, duke e lejuar atë të jetojë jetën midis pasurisë dhe shkëlqimit.
Pasi kalon shumë vite në Kaliforni, Amiri kthehet në atdheun e tij në Afganistan. E ndërmerr këtë udhëtim për të ndihmuar djalin e mikut të tij të fëmijërisë, i cili është në telashe...
Kreu i një bande që punon për të kryer dhunë të çdo lloji, pasi lihet nga shokët e tij në duart e policisë, ai dënohet dhe burgoset, ndërkohë atij i ofrohet dhe një mundësi për liri: në këmbim që ai t'i nënshtrohet një terapie eksperimentale, por plani nuk shkon siç duhet...
Viti 1991 Madrid, pas një seance në shkollë, një vajzë adoleshente që kujdeset për vëllezërit e motrat e saj më të vegjël në shtëpi, dyshon se një forcë e keqe ka hyrë në banesën e tyre.
Kjo është historia e një burri dhe një gruaje që fillojnë të rikonstruktojnë një shtëpi të vjetër. Por, ata nuk e dinë akoma se ky qytet ka një histori të frikshme.
Historia e një mësuese filozofie, që me pasion ndikon tek studentët e saj ndonëse në jetën personale i ka vdekur e ëma, e kanë pushuar nga puna dhe ka zbuluar se i shoqi e tradhtonte.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.
Një komedi rreth Jahne, një burrë që bën një jetë parazitare. Inaria, e dashura e tij, i jep një ultimatum: ai duhet t’i blejë asaj një aparat digjital deri në agim ose ajo do të largohet. Jahne niset në një aventurë me dy miqtë e tij. Në rrugën e tyre drejt qytetit të Rovaniemit, Jahne dhe miqtë e tij përballen me shumë sfida, pengesa dhe tundime.
Marina, një grua e cila punon kamariere gjatë ditës dhe këngëtare klubesh gjatë natës, shkatërrohet plotësisht pas vdekjes së të dashurit të saj më të madh në moshë.
Kloe, një zonjushë e re dhe e brishtë dashurohet me psikanalistin e saj, Polin. Pas disa muajsh shpërngulet tek ai por shumë shpejt zbulon se i dashuri i fsheh një pjesë të identitetit të tij.
Një burrë qejfli kishte një grua dhe dy dashnore, por mesa duket as ato nuk i mjaftonin
dhe duhet t'i hiqte qafe. Në ditëlindjen e tij të vajzat e zbulojnë të vërtetën
dhe takohen bashkë. Mesa duket kishin të njëjtin profesion dhe kjo e bënte
më të vështirë misionin për të vrarë njëra-tjetrën.
Pasi një shoqe e tyre merr mbidozë, Spun dhe Streç vendosin ta lënë drogën dhe të hyjnë në një program rehabilitimi. Përpjekjet e tyre duket se nuk kanë shumë rezultat, pasi shkojnë nga një zyrë në tjetrën, duke ia mbathur nga shitësit e drogës dhe nga policia.
Shon Hagerti ka vetëm një orë kohë për të transportuar ngarkesën e tij të paligjshme. Një orë kohë për të siguruar një kartel droge dhe DEA-n se gjithçka shkon sipas planit. Një orë kohë për t'u siguruar që gruaja e tij do jetë gjallë. Dhe duhet të bëjë gjithçka nga kabina e avionit të tij.