Nje seri vrasjesh të tmerrshme po shqetësojnë detektivët Vinke dhe Verstuft. Ndërkohë që vrasësi serial po përzgjedh një viktimë të re, një e mbijetuar e tij josh Verstuftin duke shkaktuar edhe më shumë probleme për çështjen.
Dy motra 14-vjeçare kanë kërcyer që të vogla. Duke nisur që 3 vjeç, kërcimi ka qenë pasioni i tyre i vetëm. E mbështesin njëra-tjetrën nëpër konkurse dhe prova edhe pse kërcejnë stile të ndryshme. Kur këngëtari i tyre i preferuar shpall një konkurs në internet për të gjetur grupin e kërcimit më unik për videoklipin e tij të ri, binjaket formojnë grupet e tyre për një shans për të fituar dhe përfshijnë edhe miqtë dhe familjen për t'i mbështetur me vota. Ndërkohë, rivalja dhe fqinja e tyre, kërcimtarja më e mirë (gjë që e di edhe ajo vetë) përdor sharmin dhe burimet e saj për të marrë kontrollin e konkursit.
Një film aksion me aktorë të mrekullueshëm shqiptar dhe belg, i cili është përshtatur në rregullat e Kanunit të Lekë Dukagjinit. Në këtë film do të shikoni një seri vrasjesh dhe përçarje të mafies shqiptare dhe policisë në Belgjikë. Mos e humbisni!
Dy fëmijë bëjnë shoqëri me një këlysh jetim, të quajtur Benxhi. Kur u kanoset rrezik dhe rrëmbehen nga dy hajdutë në telashe, Benxhi dhe ndihmësi i tij pisanjos u vijnë në ndihmë.
Dhuna dhe konfliktet fillojnë pasi një gjuetar e gjen veten në një marrëveshje droge të shkuar keq dhe me më shumë se dy milionë dollarë para të thata, në afërsi të Rio Grandes.
Fijet e kuqe të fatit janë të padukshme dhe lidhin dy njerëz të destinuar për t'u takuar me njeri-tjetrin.
Një tregtar vere takohet me një stjuardesë gjatë një udhëtimi me avion, një puthje jepet, por fati i largon nga njeri-tjetri.
Pas shtatë vjetësh ata takohen rastësisht dhe pasioni i lënë përgjysmë nuk është shuar akoma...
Një grua që po kërkonte djalin e saj të humbur merr në shtëpinë e saj një vajzë të vogël
që e gjeti afër malit Jang, një mal misterioz ku mesa duket jetonte
një krijesë mistike që imitonte zërat e njerëzve.
Ekspozuar gjatë një tregtie të paligjshme armësh e cila shkon gabimisht në Berlin, një njeri i Koresë së Veriut “fantazmë” agjent i cili gjen veten në shënjester e një kërkimit ndërkombëtar. Ai ishte tradhtuar nga gruaja e tij apo vendi i tij? Ai duhet të jetë i pergatitur për të bërë sakrificën e fundit.
Edhe të rritur, shokët e ngushtë Sofi dhe Xhulien vazhdojne lojën e çuditshme që kanë nisur që në fëmijëri. Një garë e çmendur për të sfiduar njëri-tjetrin nëpër baste të guximshme. Kjo lojë mund të jetë një mënyrë për të mos u përballur me faktin që jane të bërë për njëri-tjetrin.
Një burrë bëhet pjesë e një eksperimenti udhëtues në kohë për t'i shpëtuar trazirave të vitit 1952 në Varshavë, por ngec në sistem, ndërkohë që gruaja me të cilën dashurohet në të ardhmen vihet në kërkim të tij.
Në një qytet të vogël të Kebekut në Kanada, po ndodhin ndryshime të mëdha. Banorët po shndërrohen dhe po sulmojnë njëri tjetrin. Të mbijetuarit fshihen në pyje për të shpëtuar.
Frymëzuar nga modernia klasike, Krahët e Dëshirës, Qyteti përfshin një engjëll (Cage) i cili shikohet nga një doktoreshë në dhomën e operimit...
Mund të lindë diçka mes një engjëlli dhe një njeriu?
Një biologe bën një marrëveshje të shkojë në ekspeditë në një vend të rrezikshëm, ku ligjet e natyrës tashmë nuk aplikohen më, për të zbuluar një të vërtetë të madhe.
Teksa investuesi Endi Brjuster është gati për t’u nisur në udhëtimin e planifikuar të jetës së tij, një ndalesë e shkurtër në shtëpinë e së ëmës shndërrohet në një rrugë të gjatë në anën tjetër të vendit, së bashku me të.
Në mënyrë që të paguaj tarifën e shkolles, një vajzë e re gjen shpëtim në industrinë e filmave për të rritur. Ajo përballet me sfidën e balancimit të jetës personale me jetën e Bela Knox.
Pasi nëna që i kishte adoptuar vritet në grabitjen e një ushqimoreje, vëllezërit Merser, gjaknxehte Bobi, i mprehti Ejnxhëll, biznesmeni familjar Xheremaja, dhe fansi i rokut Xhek ribashkohen për ta marrë çështjen e vdekjes së saj në duart e tyre. Sapo gjejnë vrasësin, kuptojnë menjëherë që mënyra e tyre e vjetër se si i bëjnë punët ka pasoja të reja. Në këtë aksion-dramë nga regjizori i shumë duartrokitur John Singleton dhe producenti Lorenzo di Boneventura, katër vëllezër bashkohen për të zbuluar që i lidh diçka më e fortë se gjaku.