Një skandal i mbuluar që ka kaluar katër presidenca shtyn drejtuesen e parë femër të një gazete prestigjoze të fillojë një betejë të paprecedentë kundër qeverisë.
Nxënësi i shkollës së mesme Nick Oleri, anëtar i grupit të rrokut "Të neveritshmit", takon Nora Silverberg kur ajo i kërkon të jetë i dashuri i saj për pesë minuta.
Më në fund Kristian dhe Anastasia martohen, por Xhek Hajd vazhdon t'i ndjekë dhe të sjellë probleme mes tyre. A do të mundet çifti të mbijetojë mes sfidave që martesa e tyre sjell?
Një biznesmene e suksesshme me një karrierë në ngjitje rrezikon gjithçka kur krijon një lidhje me një piktor të talentuar dhe dalëngadalë duke humbur kontrollin e jetës së saj nga varësia e seksit.
Pas 11 shtatorit, kapiteni Miç Nelson kryeson një ekip të forcave speciale amerikane në Afganistan për një mision jashtëzakonisht të rrezikshëm. Atje ushtarët zhvillojnë një partneritet me Aleancën Veriore për të rrëzuar talebanët dhe aleatët e saj të Al-Kaidës. Nelson dhe forcat e tij përballen me vështirësi të mëdha në një luftë kundër një armiku të pamëshirshëm.
Çarli Bartlet është një 17 vjeçar inovativ dhe tepër i përgatitur por që has probleme me popullaritetin në shkollë. Kështu ai ndërmerr veprime nga më të ndryshmet që të ndihet i plotësuar.
E ashpërsuar nga vitet e vështira nën kujdestari, një adoleshente nga lagjia Brownsville në Brooklyn vendos se bashkimi me ekipin e mundjes së djemve është e vetmja mënyrë për t'u kthyer tek babai i saj i larguar.
Dy çifte shumë të kundërt janë tërhequr në botën e krimit të organizuar dhe nuk do shumë kohë që të kuptohet se asgjë dhe askush nuk është ashtu si duket.
Në Rajastanin mesjetar, mbretëresha Padmavati martohet me një mbret fisnik dhe të dy jetojnë në një fortesë të begatë deri sa një sulltan ambicioz dëgjon për bukurinë e Padmavatit dhe krijon një dashuri obsesive për mbretëreshën e Meuarit.
Bazuar në historinë e vërtetë për konfliktin mes kompanisë së video-lojërave Rockstar dhe avokatit Xhek Tompson për akuzën e nxitjes së dhunës nga këto lojëra. Fiton drejtësia apo marketingu?
Një biznesmen ndodhet në mes të në një konspiracioni kriminal gjatë rrugës së përditshme me tren. Atij i duhet të zgjedhë midis pasagjerëve të trenit dhe familjes së tij.
Filmi është një vështrim në vitet e fillimit të karrierës së boksierit "Irlandez" Miki Uordi dhe të vëllait të tij, i cili e ndihmoi të stërvitej para se të bëhej profesionist në mesin e viteve '80.
KUJDES: FILMI PËRMBAN NUDITET DHE SKENA EROTIKE!
Jetët e dy vëllezërve kryqëzohen dramatikisht kur Rauli, një polic i dhunshëm vihet në shenjë nga bandat e prostitucionit. Kurse vëllai tjetër, që vuan nga shëndeti mendor, Valentini, punon në një shtëpi publie si kamerier.
Historia e vërtetë e rrëmbimit të John Pol Getty III, nipi i biznesmenit më të pasur të botës asokohe dhe përpjekjet e dëshpëruara të nënës së tij për t'i marrë para ish vjehrrit për të paguar shpërblesën.
Kur një shoumen në Las Vegas, Badi Izrael, kthehet në spiun dhe vendos të dëshmojë kundër Mafias, shumë njerëz vendosin që ai s'duhet të marrë më frymë...
Londër, 1950. Rejnolds Udkok është një rrobaqepës i njohur, jeta e bezdisshme e të cilit ndërpritet nga Alma, një grua e re, me vullnet të fortë, e cila bëhet frymëzimi dhe e dashura e tij.