KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE! KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Lulu dhe Pablo janë një çift me një jetë jo të zakonshme, por dashuria e tyre do përballet me sfida të ndryshme.
I mbërthyer nga një seri vizionesh apokaliptike një bashkëshort dhe babai i ri vihet të bëjë një strehë kundër stuhisë. Vizionet e tij e bëjnë të duket i çmendur para të tjerëve. Por a janë thjesht aluzione apo parandjenjë për diçka që pritet të ndodhë?
Tre miq amerikanë zbulojnë një sulm terrorist teksa janë në tren për të shuar në Francë. Mënyra e përballjes së tyre me një situatë të tillë ka të bëjë me shumë kohë më parë, aty ku nisi gjithçka, me takimin e rastësishëm të tre miqve.
E dëshpëruar për të hequr qafe fëmijën e saj të vogël,
një shtëpiake prej Manhatan-it punëson një të panjohur
për tu kujdesur për të dhe situata precipiton më keq
se ç'mund ta imagjinojë.
Kjo është një histori dashurie me sfond Nju Orlinsin për një grua të re që bie papritmas në dashuri me doktorin e saj. Marli Korbet është e re, e bukur dhe egërsisht gazmore, por ka frikë t’ia hapë veten dashurisë së vërtetë dhe përkushtimit. Edhe pse përdor humorin e saj për të parandaluar gjërat të bëhen serioze, një vizitë që do t’i ndryshojë jetën te doktori i nis të dy në një aventurë që do t’u hapë sytë dhe që do t’i shpie në zbulime që asnjëri nuk mendonte se ishin të mundura.
Xhordan Xhei është një adoleshent i famshëm i cili ka filluar karrierën e tij që 8 vjeç dhe ka kohë larguar nga jeta reale. Takimi me Emilinë do ndryshojë jetët e të dyve.
Pas humbjes së dashurisë së jetës së tij ndaj një princ të egër
filistin, një hebre i ri me forcë mbinatyrore i del në mbrojtje popullit të tij,
duke sakrifikuar gjithçka. Duke marr hak për dashurinë,
popullin dhe Perëndinë e tij.
Talley është një negociator nga ata që flet dhe merret me rrëmbyesit për t'i nxitur që të lirojnë pengjet. Për fat të keq Talley, këtë herë dështon dhe bëhet autor i një drame brutale...
Në një dhomë pa dritare në lindje të bregdetit Afrikan, një skocez, Xhejms Mori, mbahet peng i ushtarëve xhihadistë. Mijëra kilometra larg, në detin e Grindlandës, Daniela Flinders përgatitet të zhytet me nëndetëse në fund të oqeanit. Në kufijtë e tyre, kthehen pas në Krishlindjen e vitit të kaluar, ku një takim i rastit në një plazh të Francës u kthye në një romancë intensive dhe të qëndrueshme.
Në fund të viteve '60 dhe fillim të viteve '70, një karikaturist nga San Fransiskoja kthehet në një detektiv amator, i fiksuar pas gjetjes së vrasësit Zodiak, një individ i paidentifikuar që terrorizon Kaliforninë Veriore me një mori vrasjesh.
Një balerinë rrugë konkuron për një bursë universiteti, por dekurajohet nga familja dhe i dashuri i saj. E vendosur për t'iu treguar të gjithëve se e kanë gabim, ajo praktikohet në skenat e nëndheshme të Atlantës, për të përmirësuar aftësitë e saj.
Film i bazuar në një ngjarje të vërtetë. Brajani është një djalosh pank, që përpiqet ta ndërtojë jetën sipas parimeve dhe mënyrës së tij... Por, kjo nuk është e lehtë në Amarilo të Teksasit, ku një ndeshje mes rivalësh nxjerr në pah krimin dhe paragjykimet e një shoqërie të tërë. Gjyqi që ndoqi këtë krim, ka nxitur në realitet debate të ashpra në lidhje me padrejtësinë në sistemin gjyqësor amerikan.
Një aktore në vështirësi dhe një dramaturge hedhin të gjithë energjinë e tyre krijuese në punën e vetme që mund të gjejnë: demonstrime rolesh për seminaret e trajnimit të korporatave.
Mitsumi ka precedenca të vjetra kriminale dhe tani është sërish në vëmendjen e autoriteteve. Është një çështje e hapur dhe e mbyllur dhe Mitsumi ka rrëfyer. Në këtë pikë futet në skenë avokati premtues Shigemori, idetë e të cilit mund të bëjnë diferencën midis jetës dhe vdekjes.
Dy burra në anët e kundërta të ligjit janë mbajtur të fshehtë nga Policia e Masaçusetit dhe nga Mafia Irlandeze, por gjaku dhe dhuna shpërthen kur bëhen disa zbulime.