Loka është një pjesëtare e një ish grupi gangsterësh, dikur të fuqishëm, por të shfarosur nga një bandë tjetër. Në rrugët e LA ajo përballet me peripeci e kërkon hakmarrje.
Dr. Paul Kersey është një kirurg traume më përvojë, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpëtuar jetë. Pas një sulmi mbi familjen e tij, Paul nis misionin e tij për drejtësi.
Dy të rinj, të sapo-njohur, vendosin të bëjnë një fëmijë bashkë. Pasioni që i bashkonte sa vjen dhe pakësohet me ardhjen në jetë të vajzës së tyre. Të dy e kërkojnë lumturinë diku tjetër dhe po largohen sa më shumë nga njëri-tjetri.
Në vitin 1206 Norvegjia është e pushtuar nga lufta civile. Djali jetim jashtë martese i mbretit, Hakon Hakonsson, të cilin e do të vdekur gjysma e mbretërisë, ruhet fshehurazi nga dy burra. Një histori që ndryshoi të ardhmen e vendit.
Historia e një vajze shumë të pasur dhe një djali të varfër, të cilët takohen në udhetimin e parë dhe të fundit të Titanikut. Me regji dhe skenar të Xhejms Kameron, Titaniku është një nga filmat më ''GJIGAND'' të të gjitha kohërave.
Historia e vrasjes së një tregtari, e cila lidhet me historinë e një romani që përshkruan një krim të ngjashëm, zbulon të fshehta në lidhje me njerëzit e përfshirë në këtë ngjarje.
Filmi tregon historinë e një djali të varfër që kishte ëndërr boksin. Dashuria e tij për Sunainën, i hapi probleme me xhaxhanë e saj që e kundërshtonte lidhjen e tyre për shkak të shtresave shoqërore. A do mundet ai të bëhet një boksier i vërtetë?
Një vajze. Një djalë. Një histori dashurie. Por, edhe një histori për ëndrrat, frikën, jetën,
dashurinë e vërtetë, miqësinë dhe mënyrën sesi ata sillen me njëri-tjetrin. Dhe një sekret mes tyre ...
Një film i paparashikueshëm, shumë prekës!
Një vajzë e vogël e braktisur, me fuqi të tejbotshme, merret në kujdestari nga një burrë dhe një grua, të cilët thonë se janë prindërit e saj.
Megi është një vajzë që duket se e ka gjithë jetën në kontroll dhe pse e di që diçka i mungon. Një zhgënjim nga i ati, e bën të mendojë dy herë për të ardhmen. Takimi me Anikën e vë akoma më shumë në dyshim për të ardhmen.
Një mjeshtër i vjetër mashtrimi, merr nën krahun e tij një vajzë të re shumë tërheqëse por gjërat komplikohen kur ata të dy përfshihen emocionalisht në një romancë.
Dy shoqe vizitojnë një festival të madh në një plazh në Brazil dhe vendosin të bëjnë qejf. Ato rebelohen me muzikën, alkoolin, drogën
dhe me pasditen e nxehtë që kalojnë bashkë. Ato takojnë gjithashtu një djalë të ri dhe gjërat nuk mund të shkojnë më mirë. A mund të zgjasë kjo parajsë?
Gana, një ish-ushtarak, lufton kundër njerëzve të korruptuar dhe të pasur, që i shpëtojnë dënimit të ligjit. Ai është shpresa e vetme e njerëzve kundër kriminelit të mbështetur nga babai i tij kryeministër, që vret brutalisht të gjithë ata që i zënë rrugën marrëveshjeve të tij të pista.
Insia është një vajzë 14-vjeçare nga Vadodara e cila ëndërron që një ditë të bëhet këngëtare. Por, me një baba tepër strikt, e ka pothuajse të pamundur të ndjekë ëndrrën e saj. Gjithçka ndryshon kur fillon të hedhë videot e saj në internet nga ku merr një famë të paimagjinueshme, edhe pse me identitet të fshehur.
Një miliarder me mendje të shkëlqyer, i quajtur Karl Durant, po eksperimenton me peshkaqenët, të cilët së shpejti rebelohen dhe shkaktojnë tmerr midis një grupi shkencëtarësh.
Një baba është akuzuar për një krim që nuk i kujtohet ta ketë bërë: për abuzim seksual me vajzën e tij. Pretendimi që kultet satanike kishin pushtuar qytetin, i alarmon të gjithë. Një detektiv mundohet të zbulojë të vërtetën dhe më në fund ia del.
Balerina Dominika Egorova është rekrutuar në 'Shkollën e Harabelave',
një shërbim sekret rus, ku është e detyruar të përdorë trupin e saj si armë.
Misioni i saj i parë, duke synuar një agjent të C.I.A.-s,
mund të cenojë sigurinë e dy kombeve.