Viki dhe Kristina janë dy shoqe të ngushta shumë të ndryshme nga njëra-tjetra. Pasi vendosin të shkojnë në Barcelonë për pushimet verore, plot surpriza i presin andej, ku të dyja përjetojnë ndjenja të reja që i tundojnë të largohen nga realiteti.
Ngjarjet zhvillohen ne Virgjinia në kohen e depresionit të madh. Një bande kontrabandistësh te alkoolit kërcënohen nga një Kapobande që do një pjesë të fitimit të tyre.
Një vajzë 17-vjeçare vuan nga një sëmundje që e pengon të dalë jashtë në dritën e diellit. Por njohja me Çarlin, djaloshin simpatik, do t'i ndryshojë rrënjësisht jetën.
Xhan Verbik, drejtuesi i skuadrës së drogës në Antuerp, drejton një bastisje në një laborator droge që vë në lëvizje një sërë ngjarjesh të paparashikueshme dhe fatale.
E vendosur në një llogore në Aisne të Francës në vitin 1918, është historia e një grupi oficerësh britanikë. Të udhëhequr nga komandanti i ri i lodhur mendërisht Stenhop, ata presin fatin e tyre.
Një adoleshent i cili u rrit në lagjet e varfëra të Mumbait, bëhet protagonist në emisionin ”Kush do të bëhet një milioner?” në versionin indian. Ai është arrestuar nën dyshimin e mashtrimit, dhe ndërsa merret në pyetje, ngjarje nga historia e jetës së tij shfaqen, kjo është dhe arsyeja pse ai i di përgjigjet.
Në Meksikë, dy djem adoleshentë dhe një grua tërheqëse, bëjnë një udhëtim, në të cilin mësojnë nja dy gjëra për jetën, shoqërinë, seksin dhe njëri-tjetrin.
Historia e vërtetë e panjohur, e frymëzuar pas këngës së dashur të grupit MercyMe-it, që ka sjell shpresë
për kaq shumë veta, vjen si një kujtesë e mahnitshme e fuqisë së faljes së vërtetë.
Ndërkohë që një stuhi e madhe po afrohet në periferi të qytetit të Atlantikut, një detektiv policie i cili sapo ka lënë drogën merr masa ekstreme për tu siguruar që familja e tij e distancuar nuk do bëhet viktimë e hakmarrjes së një krimineli vendas.
Kur mamaja e Xhenit zbulon disa letra, që ajo kishte shkruar gjatë fëmijërisë, Xheni fillon të rikujtoj të shkuarën dhe të gjykoj disa ngjarje që kanë ndodhur kur ishte 13-vjece.
Një djalë i ri dhe babai i tij kanë një marrëdhënie të vështirë, por po përpiqen
të merren vesh me njëri-tjetrin. Ata kanë nevojë për një katalizator që kjo të ndodhë.
Dy vajza adoleshente të klasit të lartë në rrethinat periferike të Konektikatit rindezin miqësinë e tyre pasi ishin ndarë prej vitesh. Së bashku, ato gjejnë një plan për të zgjidhur të dyja problemet e tyre, pa marrë parasysh me çfarë kosto.
Kur dy vëllezër detyrohen të marrin pjesë në Luftën Koreane, vëllai i madh vendos të ndërmarrë misionet më të rrezikshme për të mbrojtur më të voglin nga betejat e ashpra.
Lara Kroft, vajza guximtare dhe e pavarur e një aventurieri të zhdukur, duhet ta shtyjë veten përtej limiteve të saj kur gjendet në ishullin ku u zhduk babai i saj.
Pas vdekjes së dyshimtë të babait të tyre, dy vëllezër duhet të motivojnë për t'u kthyer përsëri në motorë dhe të fitojnë kampionatin e Motorkrosit në Las Vegas.
Një adoleshente e turpshme bie në dashuri me dikë i cili transformohet çdo ditë në dikë tjetër. Ajo që në fillim duket si një shaka pa kripë nga i dashuri i saj, rezulton të jetë e vërtetë dhe kthehet në normalen e saj të re.
Loka është një pjesëtare e një ish grupi gangsterësh, dikur të fuqishëm, por të shfarosur nga një bandë tjetër. Në rrugët e LA ajo përballet me peripeci e kërkon hakmarrje.
Dr. Paul Kersey është një kirurg traume më përvojë, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka shpëtuar jetë. Pas një sulmi mbi familjen e tij, Paul nis misionin e tij për drejtësi.