Në një qytet të vogël në Angli, në vitit 1959, një grua e vendosur kundër opozitës së pamëshirshme, arrin të hapë një librari, veprim ky që do të bëhet një fushë politike e minuar.
Vizione nga Zoti paralajmërojnë Noe'n (Russell Crowe) për katastrofën e ardhshme të botës. Edhe pse ai do mundohet të bindë njerëzit për të keqen që po vjen dhe ti ndihmojë që të shpëtojnë, askush prej tyre s'e dëgjon atë. Atëherë Noe vendos se duhet që ta marrë vetë gjendjen në dorë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij...
Një grua kthehet në shtëpi nga burgu pasi ka vuajtur një dënim për vrasjen e fqinjit të saj në një aksident automobilistik në gjendje të dehur. Ajo dëshiron të vazhdojë jetën e saj aty ku e ka lënë, por bëhet e qartë se e kaluara nuk harrohet lehtësisht kur djali i gruas së vdekur shfaqet në pragun e derës së saj.
Pas ditëve të errëta të Luftës së Dytë Botërore, Ignat (Vladimir Mashkov), dikur mishërim i makinës së pandalshme Sovjetike, arrin në një kamp siberian pune ku janë dërguar burra të semurë.
Shpresa e tij e vetme për shpëtim është kapërcimi i traumës së tij të luftës, e cila kishte ndikuar në performancën e tij si inxhinier treni.
Ignat shpejt fiksohet me legjendën e një treni fantazmë në ishullin aty pranë dhe me ndihmën e një vajze gjermane, krijon një garë të rrezikshme midis motorit të tij dhe fantazmës.
Historia e mrekullueshme e lundërtarit amator Donald Krouhërst dhe përpjekjes së tij i vetëm për të lundruar rreth globit. Vështirësitë që hasi gjatë udhëtimit ndërsa familja e tij priste kthimin e tij, është një nga misteret më të mëdha të këtyre kohëve.
Ky film rrëfen për huliganët e futbollit, më të rrezikshmit ndër fansat. Grupi më eksluziv, elita. Është e lehtë të bëhesh pjesë e tyre, por është një angazhim që zgjat për jetë. Nuk ka kthim pas. Bazuar në ngjarje aktuale.
Dy ushtarë të rinj, Bartle dhe Murfi luftuan në mes të terrorreve të Irakut nën drejtimin e komandantit Sterling. Më vonë, Bartle torturohet nga premtimi që i ka bërë mamasë së Murfit para nisjes.
Një vajzë që jeton e izoluar në një shtëpi në pyll vetëm me babanë e saj dhe një qen, gjen mes pemëve një pajisje kubike misterioze me aftësinë për të ndryshuar të kaluarën.
Në shekullin 79 E.S., Milo, një skllav i kthyer gladiator e gjen veten në garë kundër kohës për të shpëtuar vajzën e ëndrrave, bukuroshen Kasia, e premtuar për martesë me një senator romak të korruptuar. Ndërkohë që vullkani i Vesuvit shpërthen dhe shkatërron gjithçka përreth, ai duhet t’i shpëtojë arenës dhe të gjejë dashurinë e jetës së tij, përpara se të jetë shumë vonë...
Një i ri i zemëruar, që kërkon trillime dhe para, lejon veten të tërhiqet në botën e dhunshme të një grupi amatorësh, hajdutë makinash.
Billy Forsetti është rritur i varfër, i dëshpëruar dhe i zemëruar, miku i tij më i mirë, Mikey, i ka mësuar se si të vjedhë dhe të luftojë në jetë.
Një asistent i ri i një fushate politike fle me gruan dhe vajzën e një kandidati për president dhe e gjen veten të gjakosur në mes të natës në një rrugë të zbrazur...
Kur Drej Parkeri dhe nëna e tij shpërngulen nga Ditroiti në Kinë, Dreja ndihet i humbur në një botë shumë ndryshe nga ajo që njeh. I frikësuar dhe i rrahur nga disa shokë të shkollës, Dreja shpëtohet nga mirëmbajtësi i pallatit, z. Han, një njeri që vajton një humbje shumë të madhe. Zotit Han i vjen keq për Drenë dhe bie dakort ta mësojë kung-fu për të mbrojtur veten. Duke u stërvitur së bashku, mësues dhe nxënës mësojnë t’i zënë besë njëri-tjetrit, dhe si përfundim të krijojnë një miqësi që i shëron të dyve.
Billi Bin, menaxheri i përgjithshëm i Okland Atletiks, në mënyrë të suksesshme arrin të krijojë një skuadër bejzbolli me një buxhet të ulët, duke përdorur një sistem të ndërlikuat të analizave kompjuterike.
Ebu Sufjan i thotë Abdulmutalib, xhaxhait të Muhamedit, se në agimin e radhës ai do të vrasë profetin e shenjtë të Islamit dhe Myslimanëve, për t'i bojkotuar. Abdulmutalib kujton vitet e shkuara kur Ebrehe sulmon Mekën për të shkatërruar Shtëpinë e Zotit, por me vullnetin e Zotit, ushtria e tij mposhtet nga miliona zogj të dërguar nga Zoti.
Një muaj më vonë, lind Muhamedi.
Prill 1945: Teksa aleatët bëjnë tentimet e fundit për ta fituar luftën kundër gjermanëve, një rreshter dhe pesë ushtarët e tij me një tenkë Sherman infiltrohen në një mision brenda në territorin e armiqëve. Pa armë, me një numër të paktë ushtarësh dhe me një ushtar kadet, Doni dhe ushtarët e tij duhet të gjejnë një mënyrë që të përballen kundër forcave të shumta naziste.
Oficeri Majk Çendler dhe një pasagjer i ri civil gjenden të papërgatitur
kur fati i vendos ata në linjën e zjarrit.
Një grabitje banke po kryhet nga një ekip i patrembur burrash të trajnuar dhe të armatosur.