Arn, është një djale i një fisi të rangut të lartë Suedez ai dërgohet në një manastir për tu edukuar për token e tyre të shenjtë si një kalorës për të ndaluar, rreziqet që do t'ju kanosen...
Selma, një boshnjake dhe Aleks, një djalë gjerman, të dashuruar shkojnë në Bosnjë për të varrosur familjen e Selmës të masakruar në genocid. Por do ngecin në një pyll të Bosnjës ku i presin shumë rreziqe dhe djallëzi.
Në botën e fshehtë kriminale pariziane, policia kërkon të kapë një bandë kriminale e cila po kryen një sërë vjedhjesh të dhunshme. Leo Vrinksi dhe Denis Kleini janë dy policë në kërkim të një ngritjeje në detyrë dhe largimi i shefit të policisë, e rrit tensionin mes të dyve në lidhje me pozicionin vakant të punës. Rivalëria mes tyre arrin deri aty sa e kalon çdo limit morali aq sa nuk dallohet më ndryshimi mes policisë dhe kriminelëve. Vrinksi, gjatë takimin me një burim informacioni, përfshihet në një vrasje. Kleini e kap këtë mundwsi dhe realizon arrestimin e Vrinksit, por kur ai përfshin edhe gruan e tij në këtë mes, Kamilën, hakmarrja është e pashmangshme.
Rejçëll Klarkson, është një shkrimtare romanësh misteri e suksesshme, jeta e së cilës shkatërrohet kur djali i saj 5 vjeçar mbytet. Një vit më vonë, në një përpjekje të shërojë plagët e saj dhe ta ndihmojë të fillojë përsëri të shkruajë, shoqja e saj më e ngushtë merr me qera një shtëpizë të izoluar në një fshat të largët peshkatarësh, ku ndodhin disa ngjarje që prishin qetësinë e fshatit dhe i shkaktojnë Rejçëllit frikë për jetën e saj.
Filmi përshkruan jetën e ikonës së botës së krimit, Karlton Liç dhe zgjedhjet që duhet të bëjë për të mbrojtur familjen e tij nga realiteti i pamëshirshëm.
Australia e 1920, drejtësia vihet në pyetje, kur një aburgjen i moshuar vret një Britanik në vetëmbrojtje dhe më pas arratiset. Një kolonel i vihet në ndjekje për ta kapur. Dy mendësi që përplasen, cila do të fitojë.
Një grua kthehet në komunitetin e saj ortodoks hebre, të cilën të gjithë e shmangin për shkak të tërheqjes së saj ndaj një mikeje të fëmijërisë. Por pasionet e tyre rinisin kur eksplorojnë kufijtë e besimit dhe seksualitetit.
Pas vdekjes së babait të saj, Alis kthehet në fshatin e fëmijërisë për herë të parë pas 15 vitesh, për të marrë pronësinë e fermës së familjes së saj, e cila mendon se i përket me të drejtë.
Victoria është një avokate 30-vjeçare, e cila kërkon stabilitet dhe dashurinë e vërtetë në jetën e saj duke luftuar me të kaluarën. Më në fund, ajo e kupton se dashuria jo gjithmonë duhet kërkuar.
Një lojtar i shquar i bejsbollit, Mo Berg punësohet si spiun nga Zyra e Shërbimeve Strategjike për të zbuluar bombën atomike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE! KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Bazuar në një roman të famshëm erotik tailandez, filmi tregon historinë e Xhanit, një djalë i cili rritet në një shtëpi të sunduar nga babai i tij sadist dhe i shthurur. E vendosur në vitet 1930, historia tregon vuajtjet e Xhanit gjatë jetës, nëna e të cilit vdiq pasi e lindi dhe për këtë atsye babai e urren.
Nga një jetë e mbushur me festa dhe alkool, u perballen me rritjen e një fëmije 10 vjeçar që mbetet në derën e tyre pasi i ati, i biri i Erasmusit përfundon në burg për shitje droge...
Machinist është tregimi i Trevor Reznik, një operator torno që po vdes nga pagjumësia. Në një dyqan makine, rreziqet profesionale janë mjaft të këqija në rrethana normale, por për Trevor rreziqet janë të përbërë nga lodhja. Trevor ka humbur aftësinë për të fjetur. Kjo nuk është pagjumësi e zakonshme...
Në një qytet të vogël në Angli, në vitit 1959, një grua e vendosur kundër opozitës së pamëshirshme, arrin të hapë një librari, veprim ky që do të bëhet një fushë politike e minuar.
Vizione nga Zoti paralajmërojnë Noe'n (Russell Crowe) për katastrofën e ardhshme të botës. Edhe pse ai do mundohet të bindë njerëzit për të keqen që po vjen dhe ti ndihmojë që të shpëtojnë, askush prej tyre s'e dëgjon atë. Atëherë Noe vendos se duhet që ta marrë vetë gjendjen në dorë në mënyrë që të mbrojë familjen e tij...