Kur Frenk dhe Lindsi takohen rrugës për tek një dasmë, zbulojnë se kanë shumë të përbashkëta; të dy urrejnë nusen, urrejnë dhëndrin, urrejnë dasmën, urrejnë veten dhe të tjerët. Janë të dy njësoj të pakëndshëm dhe të mjerë.
Një djalosh gjimnazist me dhunti ne futboll duhet të mësojë përqafojë talentin dhe besimin e tij ndërkohë që ndeshet me tensionet raciale brenda dhe jashtë fushës.
KUJDES: FILMI PERMBAN SKENA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Zhan Dara rikthehet në Bangkok për tu hakmarrë ndaj njerkut të tij dhe për të vënë në vend nderin e familjes. Gjatë këtij udhëtimi të tmerrshëm për hakmarrje, ai e gjen veten duke ecur në të njëjtën rrugë të neveritshme si njerku i tij.
Molli është 27 vjeç dhe ende jeton me familjen e saj, Por ndihet si delja e zezë e familjes dhe po kërkon një rrugëdalje. Takimi me Paskalin duket se i ofron dashuri deri në marrëzi. Por ka një problem... Disa vajza adoleshente në qytet janë vrarë brutalisht dhe i dyshuari kryesor është pikërisht Paskali.
Gjatë ditëve të fundit të hotelit Janki Pedlar, dy punonjës të vendosur për të zbuluar të kaluarën me fantazma të hotelit fillojnë të përjetojnë ngjarje shqetësuese ndërsa klientë të vjetër regjistrohen për të ndenjur.
Një çift përballet me një vendim të vështirë, për të përmirësuar jetën e fëmijës së tyre duke u zhvendosur në një vend tjetër ose për të qëndruar në Iran dhe të kujdesen për babanë që ka sëmundjen e Alzheimerit.
Një zhytëse profesioniste rikthehet në ujë pas një viti nga ngjarja pothuajse fatale me një peshkaqen të madh të bardhë. Makthi nga deti i thellë fillon të shfaqet, më mishngrënës dhe i uritur se kurrë.
13 vjeçarja Lili lufton për të mbrojtur qenin e saj Hagenin. Ajo shkatërrohet kur babai e lë qenin në rrugë. Duke besuar se dashuria mund çdo vështirësi, Lili vihet në kërkim të Hagenit për ta shpëtuar.
Një ushtarak në pension dhe një polic i punësuar ndjekin një mashtrues të maskuar si prift në Kolumbi. Vështirësitë shtohen kur një adoleshente 16-vjeçare bashkohet me “priftin” dhe bëmat e tij, në përpjekje për të gjetur motrën e saj të vogël në SHBA.
Pas vrasjes së një oficeri, shefi i rajonit policor e ka të vështirë të luftojë krimin e organizuar dhe të zbardhë vrasjen, për shkak të mungesës së stafit. Ndërkohë bandat gangstere të zonës përfshihen në konflikte të brendshme, që sa vijnë e përkeqësohen.
Një 37-vjeçare e sapodivorcuar, e fiksuar pas idesë për të patur një fëmijë, njihet me një djalosh 23-vjeçar dhe bie kokë e këmbë në dashuri me të. Dilemave për shkak të diferencës së tyre të madhe në moshë, u shtohet fakti që nëna e djalit, është pikërisht psikologia e saj...
Pasi dyshojnë që komshiu i tyre polic është një vrasës serial, një grup adoleshentësh kalojnë gjithë verën duke e përgjuar dhe duke mbledhur prova. Sa më shumë i afrohen të vërtetës, aq më të rrezikshme bëhen gjërat.
Jackson është Riçi, një i huaj misterioz që shfaqet në pragun e Xhonit duke i kërkuar ndihmë me makinën e tij. Shumë shpejt, Xhoni i qetë zbulon se ka ngecur në një xhiro vrasëse nëpër qytet. Kur Riçi vendos t’i bëjë një vizitë gruas së Xhonit (Leslie Bibb) dhe fëmijëve të tij, Xhoni nuk ka zgjedhje tjetër veçse të përballet me këtë vrasës sadist dhe të paparashikueshëm - por shpëtimi i familjes së tij do të vijë me një çmim tepër të lartë.
KUJDES : FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE, KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Në një apartament të pistë në Berlin, një regjizor i pazakontë përpiqet të kapë ndjenjat e pastra të pasionit dhe seksit të vërtetë për një film eksperimental rreth dashurisë...
Pas një shkatërrimi që shfarosi pjesën më të madhe të njerëzimit, dy burra, një minator dhe një shkenctar, e gjejnë veten në një trekëndësh dashurie bashkë me një femër të re, e cila mund të jetë dhe e fundit në planet.
Kit Gordy, një studente e re në shkollën Blackwood Boarding, ballafaqohet
me dukuritë e mbinatyrshme të kësaj shkolle dhe me fuqitë e errëta të drejtoreshës.
Gjatë një feste studentore, Mariami, një vajzë e re tuniziane, takon Josefin misterioz dhe largohet me të. Do të nisë një natë e gjatë, gjatë së cilës ajo do të duhet të luftojë për të drejtat dhe dinjitetin e saj. Por si mund të vihet drejtësia kur ajo është në anën e torturuesve?
Miqësitë janë testuar dhe sekretet dalin në shesh, kur Rakela përfundimisht bie në dashuri me Deksin, shoqja e saj më e mirë është e fejuara e tij Darsi.
Duke u arratisur nga policia, Amir gjen ndihmë tek motra e tij Tara, e cila në përpjeke për ta ndihmuar përfundon në burg.
Jeta e tyre ka qenë e mbushur vetëm me trishtim dhe papritmas një rreze shprese depërton përtej reve.
Pas një fëmijërie të trazuar, Ashli kërkon të
lidhet përsëri me nënën e saj dhe pa dashur fton një forcë demonike.
Të dashurit e saj duhet të luftojnë me kohën për të shpëtuar shpirtin e saj.