Në vitin 1965, disa të huaj takohen rastësisht në një hotel me të shkuar të errët i quajtur El Royale. Në një natë të vetme, të gjithë shfaqin qëllimet e vërteta, para se gjithçka të shkojë për dreq...
"Zhulieta, E Zhveshur" është historia i Anit, e dashura e duruar e Dankanit.I cili është një fans i çmendur i këngëtarit dhe kompozitorit Toker Krou, dikur i admiruar por tani i venitur. Urrejtja e Anit për Toker Krou do të marrë një formë tjetër pas një email-i.
Një histori mitologjike për një perëndeshë e cila krijoi gjithë universin. Historia flet rreth pasojave që kalojnë njerëzit kur krijojnë një tempull për fëmijën e tyre të parë.
Historia flet për Xhekun, një vrasës serial shumë inteligjent, gjatë një periudhe dymbëdhjetëvjeçare dhe përshkruan vrasjet që me të vërtetë zhvillojnë më shumë të çmendurin brenda tij.
Një fotografe e talentuar trashëgon një kalendar antik Krishtlindjesh që mund të parashikojë të ardhmen. A do të mundet ky kalendar ta drejtojë atë drejt një historie të bukur dashurie?
Sim Deok-So është një pronar idhnak i një kompleksi apartamentesh. Papritmas, qiramarrësit e tij fillojnë të zhduken në rrethana të çuditshme. Kur dyshimet fillojnë të bien mbi të dhe kur një ish-detektiv në pension i thotë se një vrasës serial i është rikthyer vrasjeve të tij të para 30 vjetëve, vendos të marrë në dorë zbulimin e së vërtetës.
Bazuar në librin më të lexuar të Laura Hillenbrand-it, "Unbroken: Road to Redemption". Beteja e tij fillon kur mbaron lufta. Historia e vërtetë e heroit të luftës së dytë botërore, Louis Zamperini, njëkohësisht dhe përfaqësuesi Olimpik në vitin 1936.
Një histori e fuqishme mbi faljen, mirësinë dhe shpëtimin nga e keqja.
Një ish boksier, Jo-ha, e jetonte jetën vetëm falë forcës së tij fizike. Lavdia e kampionit i zgjati vetëm një moment. Një takim i riktheu lidhjet e harruara të së shkuarës dhe më në fund mëson çdo të thotë familje.
Historia e dy grave në Meksikën e viteve ’70, ku secila përballet me probleme sa të ndryshme aq edhe të ngjashme midis tyre, por pavarësisht pozitave të ndryshme shoqërore, arrijnë ta ndihmojnë njëra tjetrën në rastet e nevojës.
Një vështrim në jetën e astronautit, Neil Armstrong dhe misionin legjendar hapësinor që e bëri atë të bëhet, njeriu i parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.
Grabitësi i vetëm i mbijetuar i një grabitje të dhunshme banke, detyrohet të përdorë një drogë të fuqishme për të rifituar kujtesën. A do të arrijë ai të kujtohet ku i ka fshehur 15 milion dollare.
Gilberit (Johnny Depp) i duhet të kujdeset për vëllanë e tij me aftësi të kufizuara mendore Arnin (Leonardo DiCaprio) dhe nënën e tij mbi peshë. Jeta e tij merr kuptim tjetër pasi njihet me bukuroshen lozonjare Beki (Juliette Lewis).
Pasi martohet në Paris, jeta e Koletës nga fshati, ndryshon rrënjësisht. Ajo njihet me shoqërinë e lartë dhe pranon të shkruajë një roman që botohet nën autorësinë e bashkëshortit të saj batakçi. Suksesi, e frymëzon atë për të kapërcyer kufizimet shoqërore të shekullit të 20-të.
Kur Skot Kalvin vret pa dashje Babagjyshin Natën e Krishtlindjes, rekrutohet si me magji të bëhet Babagjyshi i ri. A do t'ia dalë mbanë në këtë detyrë të re?
Xheik Bening del nga burgu ps 15 vitesh dhe kërkon të hakmerret ndaj shokëve të fëmijërisë që e lanë pas. Por mbi të gjitha ai do të hakmerret ndaj "vëllait të gjakut" Soni Karson i cili tashmë është bërë polic.
Kjo është historia e mrekullueshme e miqësisë mes Ling Ling, një gorille gjigante, që luan mirë bejzboll dhe Weiweit, një vajze jetime 15 vjeçare, njëkohësisht mjeshtre cirku. Tregimi mbi lidhjen e tyre të fortë dhe pengesat, që u duhet të kalojnë së bashku, vjen në formën e një komedie sportive prekëse.