Katër mikesha të cilat vizitojnë një qytet të vogël rural të Kilit, sulmohen në mënyrë brutale nga një burrë dhe i biri i tij. Pasi nuk gjejnë dot ndihmë në qytezë ato vendosin të përballen vetë me këta burra bashkë me ndihmën e disa policëve. Por në këtë mënyrë ato zbulojnë se agresorët kanë në gjak trashëgiminë e drejtpërdrejtë të periudhës më të errët të Kilit dhe do iu duhet të përballen me armikun më të pashpirt.
Është shekulli 18 në Angli. Mbretëria drejtohet nga një mbretëreshë e brishtë. Intrigat dhe sekretet e tre femrave do të mbizotërojnë pallatin mbretëror duke ndikuar kështu në politikat e vendit në kohë lufte dhe trazirash.
Një punonjëse supermarketi e ndryshon jetën dhe historinë e saj për t'i treguar Medison Avenju-së se ç'mund të bëjë një person i padiplomuar, e cila çdo gjë e ka mësuar me punë.
Mbretëresha e Francës Mary Stuart 18 vjeçe, sfidon presionin për t'u rimartuar. Ajo kthehet në Skoci, në vendlindjen e saj për të kërkuar fronin e saj të ligjshëm. Megjithatë, Skocia dhe Anglia janë në sundimin e Elizabetës I. Rivale në pushtet dhe në dashuri, regjente femra në një botë mashkullore, të dyja duhet të vendosin se si të luajnë ndeshjen e martesës kundrejt pavarësisë.
Kapiteni i një varke peshkimi përballet me të kaluarën e tij misterioze dhe e gjen veten të futur në kurth në një realitet ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Në periferi të Tokios, jeton një "familje" e bashkuar nga besnikëria e fort dhe prirja për të vjedhur. Kur djali i tyre më i vogël arrestohet, dalin në pah sekretet që e mbanin të fshehtë ekzistencën e saj.
Pas një tragjedie që ndodh në një ekip volejbolli vajzash, skuadra duhet të përpiqet të bashkohet përsëri dhe së bashku me trajneren e tyre të luftojnë për kampionatin shtetëror të shkollave.
Një italiano-amerikan i klasës punëtore, bëhet shoferi i një pianisti klasik afrikano-amerikan në një turne koncertesh, gjatë viteve 1960 në SHBA-në jugore.
Në vitet 1970, Omi, një aktor ambicioz, vritet, por menjëherë rimishërohet në ditët e sotme. Mundohet të zbulojë misterin e vdekjes së tij dhe të gjejë Shantin, dashurinë e jetës së tij të kaluar.
Kur Andrea, një ish shkrimtare e njohur, fillon të shoqërohet me Nikun, një mjek i kthyer në shkrimtar, marrëdhënia e tyre merr një formë ndryshe. Ndërkohë Tara, motra e Andreas që bashkëjeton me një ish yll rroku, fiksohet pas predikuesit hebre.
16-vjeçarja Nisha bën një jetë të dyfishtë. Me familjen e saj ajo është vajza e përsosur pakistaneze, por me shoqërinë është thjeshtë një adoleshente normale norvegjeze. Kur babai e kap në shtrat me të dashurin e saj, dy botët e Nishës përplasen...
Në rrugët e vështira të Londrës Lindore, një ish ushtar dhe një djalosh 14-vjeçar thurin një plan për t'u hakmarrë kundër bosit të fuqishëm të kokainës dhe policëve që ka korruptuar ai. Gjatë stërvitjes së tij djaloshi mëson domëthënien e vërtetë të miqësisë, nderin dhe respektin.
Historia e vërtetë e një vajze shurdh-memece dhe të verbër, shpresa e vetme e së cilës ishte mësuesi i saj që e mësoi si të kuptonte botën e të dilte nga errësira. Një histori e ndjerë dhe mallëngjyese që të bën të njohësh kuptimin e vërtetë të dashurisë.
Jinn-Xhindi Summer një vajzë 17 vjeçare e hedhur, të cilës i përmbyset gjithçka kur papritur mamaja e saj një parashikuese e suksesshme moti kthehet ne një besimtare myslimane duke ndikuar kështu edhe ne identitetin e Summer.
Dy djem shtiren sikur nuk janë të interesuar për vajza në mënyrë që të marrin një apartament nga një grua në Majemi. Kur të dy bien në dashuri me shoqen e tyre të dhomës, të qeshurat pasojnë tek ata përpiqen ta bindin që nuk janë të interesuar pas saj dhe në fshehtësi ata përpiqen ti fitojnë zemrën.
Starr bëhet dëshmitare e vrasjes së shokut të saj Kalil nga një oficer policie.
Me gjithë presionet nga komuniteti ku jeton, ajo duhet të bëhet zëri i Kalilit dhe të kërkojë drejtësi.