I braktisur nga babai në moshën 5-vjeçare dhe i rritur në izolim nga dashuria e nënës së tij tëpër mbrojtëse,
e vetmja jetë që Pill ka parë ndonjëherë, është shtëpia e tij e fëmijërisë.
Pas vdekjes së nënës Pill i paditur vihet në kërkim të vëllezërve të tij.
Dy gangsterëve u janë dhënë 72 orë për të gjetur se ku janë paratë e vjedhura të shefit të tyrë.
Wshtë vetëm një njeri që mund t'ua tregoj, por ata e kanë vrarë. Për të gjetur paratë dhe për të mos vdekur,
ata lidhen me një telepatike që mund të flasë me të vdekur.
Pastori i një qyteti të vogël duhet të gjejë guximin dhe bindjen për të ndarë me botën përvojën e jashtëzakonshme të birit të tij, që i ndryshoi jetën.
Dielli po shuhej, njerëzit në mbarë botën krijuan motorë gjigantë për të lëvizur Tokën jashtë orbitës së saj dhe për të lundruar në një sistem të ri yjesh. Megjithatë, udhëtimi prej 2500 vjetësh erdhi me rreziqe të papritura..
FILMI NDALOHET PËR SHIKUES NËN 18 VJEÇAR!
PËRMBAN SKENA EROTIKE TË FORTA!
Maja, një artiste e re e pakënaqur me jetën dhe familjen e saj, takon dhe dashurohet me Xhazminën, fiksimin e saj në Instagram. Dashuria e re dhe rikthimi i babait në jetën e saj bëjnë që jeta e Majas të ndryshojë për mirë, derisa ajo zbulon lidhjen sekrete që ka Xhazmina me një burrë më të madh.
Detektivi i ri Di sapo ka ardhur në kryeqytetin Loujang dhe përfshihet në një çështje të mistershme me një përbindësh të quajtur "Dragoi i Detit." Gjatë këtij misioni epik ai zbulon një konspiracion që rrezikon të gjithë Dinastinë Tang.
Santo Ruso e filloi jetën si një djalë i thjesht province për t’u shndërruar më vonë në një bos krimi. Duke filluar me vjedhjet, rrëmbimet, vrasjet dhe droga, Santo i provoi të tëra për të arritur majat dhe për të gjetur kënaqësinë në jetë. Por sa më shumë fitonte, aq më shumë gjëra të tjera dëshironte. Derisa erdhi një moment që arriti majën dhe e vetmja gjë që mund të bënte ishte zbriste dhe të fillonte nga fillimi.
Bazuar në një histori të vërtetë, Savana Knup kalon gjashtë vjet duke u shtirur si autori i famshëm XhejTi Leroi, personazhi i shpikur i librit të famshëm të kunatës së saj.
Një grup rebelësh të fshehur në luginat e Çambalas, që në të shkuarën terrorizonte Indinë, përçahet pas vdekjes së liderit të tyre. Disa prej tyre përpiqen të ndihmojnë një vajzë të plagosur dhe të fillojnë një jetë të re, ndërsa pjesa tjetër kërkon hakmarrje. Të ndjekur nga policia ata kalojnë luginën e egër për të mbërritur në qyteti e Dolpurit.
Suzana dhe Satria kanë shtatë vjet të martuar por s'janë bekuar ende me një fëmijë. Jetojnë me tre asistentë: Mian, Tohirin dhe Rojalin. Shtatzënia e shumëpritur e Suzanës më në fund ndodh, por fatkeqësisht përkon me largimin e Satrias jashtë vendit për punë. Kjo mundësi shfrytëzohet nga punonjësit e Satrias, Jonali, Umari, Duduni dhe Gino, të cilët kanë inate me Satrian dhe duan të vjedhin shtëpinë e tij kur të jetë bosh. Por fatkeqësisht, plani i tyre i vjedhjes kthehet në vrasje kur Suzana, e cila supozohej të ishte jashtë me shërbëtorët e saj, kthehet në shtëpi për shkak të problemeve shëndetësore. Nga paniku, ata më pas e varrosin trupin e Suzanës në oborrin pas shtëpisë. Çuditërish, ditën tjetër, Suzana sillet si gjithmonë në shtëpi, si të mos kishte ndodhur asgjë.
Një njeri që po kaon në Meksikë me një shumë prej $2,000,000, dhe me një të kaluar të njollosur,
e gjen veten në një sulm të rrezikshëm në qytetin e qetë, El Fronteras.
Në pritje të fillimit të luftës Sino-Japoneze, një spiun kthehet në Kinë për tu hakmarrë, por e gjen veten në mes të një seti loje intrigash, dashurie dhe skemash të papritura.
Një inxhinier i zoti arratiset nga rrënjët e tij të ashpra familjare për të gjetur pasuri dhe sukses mes elitës së Kopenhagenit, por krenaria që e vë në lëvizje rrezikon të jetë ajo që do e rrënojë.