Historia e vërtetë e një boksieri anglez që burgoset në një nga burgjet më famëkeqe të Tajlandës, ndërsa lufton në turneun Muay Thai për të fituar lirinë e tij.
Filmi përshkruan jetën e ikonës së botës së krimit, Karlton Liç dhe zgjedhjet që duhet të bëjë për të mbrojtur familjen e tij nga realiteti i pamëshirshëm.
Një lojtar i shquar i bejsbollit, Mo Berg punësohet si spiun nga Zyra e Shërbimeve Strategjike për të zbuluar bombën atomike të Gjermanisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Historia e mrekullueshme e lundërtarit amator Donald Krouhërst dhe përpjekjes së tij i vetëm për të lundruar rreth globit. Vështirësitë që hasi gjatë udhëtimit ndërsa familja e tij priste kthimin e tij, është një nga misteret më të mëdha të këtyre kohëve.
Billi Bin, menaxheri i përgjithshëm i Okland Atletiks, në mënyrë të suksesshme arrin të krijojë një skuadër bejzbolli me një buxhet të ulët, duke përdorur një sistem të ndërlikuat të analizave kompjuterike.
Ebu Sufjan i thotë Abdulmutalib, xhaxhait të Muhamedit, se në agimin e radhës ai do të vrasë profetin e shenjtë të Islamit dhe Myslimanëve, për t'i bojkotuar. Abdulmutalib kujton vitet e shkuara kur Ebrehe sulmon Mekën për të shkatërruar Shtëpinë e Zotit, por me vullnetin e Zotit, ushtria e tij mposhtet nga miliona zogj të dërguar nga Zoti.
Një muaj më vonë, lind Muhamedi.
Tre miq amerikanë zbulojnë një sulm terrorist teksa janë në tren për të shuar në Francë. Mënyra e përballjes së tyre me një situatë të tillë ka të bëjë me shumë kohë më parë, aty ku nisi gjithçka, me takimin e rastësishëm të tre miqve.
Filmi përqendrohet tek Xho Paterno, i cili, pasi u bë trajneri me fitoret më të shumta në historinë e futbollit, u përfshi në skandalin e abuzimit seksual të Xheri Sandaskit. Ngjarje që kërcënoi trashëgiminë e tij në Universitetin Penn dhe e detyroi atë të përballej me akuzën e rrezikimit të minorenëve.
Një skandal i mbuluar që ka kaluar katër presidenca shtyn drejtuesen e parë femër të një gazete prestigjoze të fillojë një betejë të paprecedentë kundër qeverisë.
Richthofen shkon në luftë si mijëra njerëz të tjerë. Si pilotë luftarakë, ata bëhen heronj kultesh për ushtarët në fushat e betejës. Të shënuar nga sjellja sportive, saktësia teknike dhe pasuria kalorësie, ata kanë kodin e tyre të nderit. Para shumë kohe ai fillon të kuptojë se statusi i tij heroi është mashtrues. Dashuria e tij për Kate, një infermiere, ja hap sytë ndaj brutalitetit të luftës.
Bazuar në historinë e vërtetë për konfliktin mes kompanisë së video-lojërave Rockstar dhe avokatit Xhek Tompson për akuzën e nxitjes së dhunës nga këto lojëra. Fiton drejtësia apo marketingu?
Filmi është një vështrim në vitet e fillimit të karrierës së boksierit "Irlandez" Miki Uordi dhe të vëllait të tij, i cili e ndihmoi të stërvitej para se të bëhej profesionist në mesin e viteve '80.
Historia e vërtetë e rrëmbimit të John Pol Getty III, nipi i biznesmenit më të pasur të botës asokohe dhe përpjekjet e dëshpëruara të nënës së tij për t'i marrë para ish vjehrrit për të paguar shpërblesën.
Një film i animuar i pikturuar i gjithi në vaj, tregon udhëtimin e një të riu drejt qytetit të fundit ku ka jetuar piktori i trazuar Vinsent Van Gog, për të dorëzuar letrën e tij të fundit të vëllait.
Gjërat nuk shkojnë sipas planit dhe ai përpiqet të mësojë të vërtetën e vdekjes së tij.
Një film që feston lindjen e spektaklit. Historia e jetës së një vizionari i cili vjen nga një familje e varfër, dhe krijon një shfaqje, që bëhet e famshme në mbarë botën.
Patinatoria ambicioze Tonia Harding, arrin të bëhet shumë e famshme në Kampionatin Amerikan të Patinimit. Fama dhe talenti e dërgojnë atë der në Lojërat Olimpike. Por gjithçka shkatërrohet, kur ish burri i saj përfshihet në këtë histori...
Kur Greg Sestero, një aktor filmash inspirues, njihet me të çuditshmin dhe të mistershmin Tomi Uizou në një kurs aktrimi, krijojnë një miqësi unike dhe udhëtojnë drejt Hollivudit për të realizuar ëndrrat e tyre.