KUJDES, FILMI NDALOHET PËR SHIKUES NËN MOSHEN 18 VJEÇ! PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE!
Një instruktore në një punishte argjili ka ndjenja për mësuesen e saj, të cilës i ka premtuar se do pranojë çdo gjë.
Por kur një djalë i pashëm jeton me ta, lidhja e tyre do të trazohet...
Kapitali i madh dhe bisedat e shpejta janë lojërat e kësaj kapele krimi që bashkon aleatë të pamundur nga anë të ndryshme të ligjit. Secili prej tyre ka motivet e veta, por do të duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët – të zënë në grackë mashtruesin më legjendar në botë.
Xhei-ho ka vendosur rregullat e tij për të burgosurit e tjerë në burg. Pasi takon një të burgosur të ri Hyon-so i cili nuk ulet përpara askujt, Xhei-ho ndjek ambicien e tij për tu bërë shefi i organizatës kriminale sapo lirohet nga burgu.
Dy studentë të Universitetit të Policisë në Kore, bëhen dëshmitarë të rrëmbimit të një vajze. Me sinqeritetin, kurajën, dëshirën për të bërë detyrën e tyre, por edhe me shumë pengesa që hasin, ata arrijnë të zbulojnë një rrjet të frikshëm trafikimi… Tension, të papritura, por edhe humor, në misionin e vrapuesve të mesnatës…
SPL3: Paradox (2017): Negociatori i policisë Li Çung Çi mëson se vajza e tij Uing Çi ka humbur teksa udhëton në Tajlandë. Ai udhëton në Tajlandë dhe bashkohet me oficerin Tsui Kit dhe Tak, të cilët luftojnë kundër mafiozit Saka që merret me trafikimin e organeve në tregun e zi...
Me krimin në rritje, shtatë ish kriminelë formojnë grupin për vënien e drejtësisë në vend '7 Të Egrit'. Ata do të vihen pas kriminelëve që policia s'mund t'i prekë...
Një psikopat japonez ndez aksidentalisht 'anën e errët' vrasëse të një gazetari. Ata fillojnë të ndajnë krimet e tyre nëpërmjet internet, por pasojat e këtyre krimeve do të jenë fatale.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë
Revolta për demokraci e qytetit të Guang-Zhusë së Koresë së Veriut parë nga këndvështrimi i gazetarit gjerman Hinzpiter dhe taksistit të tij.
Një ish-prostitutë ia del të bëhet numri dy i bandave. Por, në kushtet ku, i besuari i saj i hershëm fillon të ndjehet i përdorur dhe një prokuror shantazhohet për të mbyllur marrëveshjet e biznesit të sindikatës, atëherë zbulimi i djalit të fshehur të kësaj ish-prostitute, kthehet në dobësi dhe rrezik për të.
Bazuar në ngjarjet e vërteta që ndodhën në 2007-ën, i quajtur ndryshe edhe "Incidenti Heuksapa". Historia ka të bëjë me një luftë territoresh që zhvillohet midis një bande vendase e cila drejton në Garibong-dong në qarkun Guro të Seulit dhe bandës Heuksapa nga Jambiani i Kinës. Policia përfshihet me qëllim që të rikthejë paqen në vend.
Një shoferi taksie në një provincë të Kinës, të mbytur në borxhe kumari dhe gruaja e të cilit ka humbur duke punuar jashtë shtetit, i ofrohet një marrëveshje nga një gangster: pagimin e borxheve të tij dhe një shans për të gjetur gruan e tij me kusht që të vrasë dikë në Korenë e Jugut.
Lini, një nxënëse-gjeni e shkollës së mesme, që jeton me të atin, nis të bëjë para, duke ndihmuar shokët e saj për të kopjuar në provime. Por, nevoja dhe etja për para, do ta çojnë atë në Sidnej, ku, për të fituar miliona, duhet të japë provimin ndërkombëtar STIC (SAT) dhe t’ua dërgojë përgjigjet miqve të saj në Tajlandë, para se të nisin edhe ata të njëjtin provim…
Një film origjinal i HBO Asia, ku tregohet legjenda klasike e Mjeshtrit Hung Gar, Wong Kei-ying! Me aktorët: Sun Hao-ran, Yang Liao, Jiang Ming Yang, Chen Zhi Hui dhe drejtuar nga Jian Yong Guo.
Për shkak të një komploti, i pasuri So Chan humbet gjithçka por shpëtohet nga Sekti i Lypësve. Ai mëson artin marcial shekullor - Grushti i Dehur, për të mundur një njeri që e futi në kurth.
Manxhi një samurai shumë i aftë, dënohet me mallkimin e përjetësisë pas një beteje legjendare. I ndjekur nga vrasja brutale e motrës, Manxhi e kupton se vetëm lufta ndaj të keqes mund t'ia pastronte shpirtin. Ai premton të ndihmojë një vajzë të vogël për tu hakmarrë ndaj personave që i vranë prindërit.