Ky film tregon për jetën e hershme të Xhenxhis Kanit, i cili ishte një skllav para se të pushtonte gjysmën e botës, përfshirë dhe Rusinë në vitin 1206.
Pas vetëvrasjes së shoqes saj të ngushtë, jeta e Uenit vazhdon normalisht deri në ditëlindjen e 15-të të vajzës së saj, kur shpirti i shoqes fillon ta përndjek për shkak të një premtimi të thyer.
Anëtarët e klubit “0.0 MHz”, që merren me eksplorimin e gjërave të mbinatyrshme, vendosin që të shkojnë në një shtëpi me fantazma dhe përpiqen që të thërrasin një shpirt.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Nëse vendosni për të parë një film te vitit 2019, atëherë ky është një film kryeveper Koreane, që e lë Hollywood-in në baltë për këtë, sepse po harxhon kohë kot duke bërë remake. Ky është një film shumë i bukur ku janë harxhuar shumë pak para, por që i kalon pritshmerit pozitivisht.
Të gjithë të papunësuar, familja e Ki-taekit shfaq interes të theksuar për Parqet me hijeshi për të jetuar derisa përfshihen në një incident të papritur...
Kjo është historia e një samurai të ri, që vendos të lë jetën e qetë në fshat për t’u bashkuar me një grupi luftëtarësh që do shkojnë në kryeqytet. Ai fillon dhe të kuptoj që jetë e një samuarai nuk është aq e thjesht sa ai mendonte dhe që vendime të rëndësishme duhet të merren.
Një familje kineze zbulon se gjyshes së tyre i ka mbetur shumë pak kohë për të jetuar dhe vendosin të mos i tregojnë asgjë, kështu që caktojnë një dasmë si justifikim për tu mbledhur të gjithë bashkë...
“Monga" është historia e jetës së gangsterëve tajvanezë në vitet 1980, kur këmisha havajane, sandalet prej druri dhe luftimet e pakuptimta ishin pjesë e jetës së përditshme. Historia tregohet përmes syve të një gjimnazisti me jetë të trazuar. Pasi ka kaluar një fëmijëri të vështirë, gjithmonë i tallur dhe i rrahur nga të tjerët, ai nuk mendohet dy herë, kur i jepet mundësia t’i bashkohet një bande vendase... Por, jeta prej gangsteri, nuk është aq e lehtë sa e mendon ai. Për ta bërë atë, duhet të paguajë shumë...
Vite pas gjurmimit të kriminelëve ndërkombëtarë, një udhëtim në një burg të largët në xhungël do të detyrojë detektivin Xin të luftojë për lirinë dhe jetën e tij.
17 vjet pas vrasjes së fundit, kur demenca filloi të prek një vrasës të vjetër, ai përplaset me një djalosh të ri dhe kupton që në qytetin e tij jetojnë dy vrasës serial. Me qëllimin që të shpëtojë vajzën e tij të vetme nga kthetrat e këtoj vrasësi të ri, ai përpiqet të luftojë kundër Alzhaimerit dhe të ruajë kujtimet që po zhduken me ngadalë, që të arrijë të vras për herë të fundit.
Mi Jong, policja me shumë lavdërime, dërgohet të punojë në një nga zyrat e policisë në Kore pasi bëhet me fëmijë. Bashkë me të kunatën përballen me një rrjet krimi të organizuar duke përdorur forcën e femrës.
Adhuruesi i sporteve ekstreme, Zhao Feng, përfshihet aksidentalisht në një marrëveshje ndërkombëtare të jashtëligjshme. Për këtë arsye, i duhet të ndjekë agjenten speciale Brus deri në Budapest. Gjërat ndërlikohen kur me ta bashkohet edhe një oficere policie e paaftë, një shkencëtar jo profesional dhe një doktoreshë e papunë, duke formuar kështu një njësi amatore.
Në Vietnamin e shekullit të XIX, 14-vjeçarja May është gati të bëhet gruaja e tretë e një pronari të pasur tokash. Dëshirat e saj të fshehura do ta detyrojnë të bëjë një zgjedhje mes të jetuarit e sigurt dhe të qenit e lirë.
Historia e një burri që shantazhohet nga dashnorja e tij, e vrarë në mënyrë misterioze, shpalos përpjekjet e guximshme të vrasësit për të fshehur gjurmët.