Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Aron Ralston ka një pasion për çdo aktivitet të jashtëm. Por kur një gur e ngec brenda një kanioni të Jutas, aventura e një njeriu në kërkim të emocioneve kthehet në sfidën e një jete. Gjatë pesë ditëve në vazhdim, Ralstoni niset në një udhëtim të jashtëzakonshëm personal në të cilin mbështetet te kujtimet e familjes dhe shokëve - po ashtu dhe në vetë kurajën dhe zotësinë e tij - për ta kthyer fatkeqësinë në triumf!
Dy klane gjarpërinjsh bashkëjetojnë në shkretëtirë. Gjarpërinjtë e bukur jeshil që jetojnë nën strehën e një oazi, të mbrojtur dhe respektuar nga njeriu dhe gjarpërinjtë helmues që mbijetojnë në rërë, pluhur dhe nxehtësi, që gjuhen e vriten nga njerëzit e shkretëtirës. Këtu është historia e Axharit, një gjarpër I ri helmues, e Evës, princeshës rebele të oazit dhe gjithë përipecitë që kalojnë për tu bashkuar.
Inspektori Zhak Kruzo bëhet bashkë me një skuadër ndërkombëtare detektivësh që janë po aq të hutuar sa ai.
Misioni i tyre është të kapin një hajdut që vjedh objekte historike.
Arkeologu Xhek shikon ëndrra për një jetë të kaluar, në të cilën ai është Gjenerali Meng Yi, i cili është betuar të mbrojë princeshën e Koresë Ok-So. Xheku vendos të hetojë gjithçka me ndihmën e shokut të tij Uilliam.
Inspektori Kluzo merr formën e humoristit Stiv Martin dhe kthehet për të përhapur përsëri panikun me aventura të reja! Diamanti i njohur i çmuar me emrin “Pantera Roz” zbukuron gishtin e një trajneri të famshëm futbolli... Por jo për shumë gjatë!
Një vajzë e re e gjen veten në një shkollë edukimi pas terapisë duke qenë se është fajësuar për vdekjen e një djali të ri. Në shkollë, ajo bie në dashuri me një nga studentët, pa e ditur që ai është engjëll dhe e ka dashur për mijëra vjet.
Njeriu i parë që lind në Mars udhëton në Tokë për herë të parë, duke parë bukuritë e botës për herë të parë. Ai bashkohet me një vajzë të re dhe kërkon babanë e tij në Tokë.
"Largo Winch, Drejtori i Përgjithshëm i sapo emëruar i Grupit W,është akuzuar për krime kundër njerëzimit në po atë ditë që ai
njofton qëllimin e tij për të shitur korporatën e tij dhe të përdorë të ardhurat për të krijuar një fondacion humanitar".
Ksander Kejxh besohet të ketë vdekur pas një aksidenti, por ai kthehet fshehurazi në veprim për një detyrë të re e jo të lehtë me stërvitësin e tij, Augustus Gibons.
Pasi një miliarder i fuqishëm vritet, djali i tij i adoptuar në mënyrë sekrete duhet të provojë që është i duhuri për të trashëguar pasurinë, të gjejë vrasësit e babait dhe t'i pengojë që t'i marrin kompaninë...
Lusi dhe Edmund Pevensi kthehen në Narnia me kushëririn e tyre Eustacin atje ku u takuan me Princin Kaspian për një udhëtim përmes detit me anijen mbretërore Dawn Treader. Gjatë rrugës ata do ndeshen me dragonj, xhuxha, gjallesa deti dhe një grup luftëtarësh të humbur para se të mbërrijnë në fund të botës...
Keni Uells, një zbulues mineralesh, të cilit puna nuk po i ecën shumë mirë, njeh një gjeolog dhe së bashku nisin një rrugëtim për të gjetur ar në një xhungël të paeksploruar të Indonezisë.
Në lindjen e largët, Aleks O'Konell, djali i luftëtarëve të njohur të mumjeve Rik dhe Evi O'Konell, zbulon mumjen e Perandorit të Çinit, një qenie që ndryshon formë i mallkuar nga një shtrigë shekuj më parë.
Një qen kërkon të zbulojë qëllimin e jetës, gjatë rrjedhës së disa jetëve dhe pronarëve të ndryshëm që kalon, duke u bërë kështu pjesë e shumë aventurave dhe momenteve prekëse.