"MOS U KRUAJ ME ZOHANIN" një ushtar i forcave të posaçme ushtarake vije në ndjekje të një terroristi pakistanezi Fantom, në proces të kapjes së t'i ai përfundon në qytetin e madh të Nju Jorkut si stilist flokësh.
Fei Hang, një djalosh që praktikon artet marciale, gjendet në vështirësi kur kutia me xhinseng e të atit, ngatërrohet në tren. Ky shkëmbim do të nxjerrë në dritë një të vërtetë më të ndërlikuar. Së bashku me miqtë e tij,
do thyejë rregullat e të atit dhe do mundohet të shpëtojë kulturën e historinë e vendit të tij.
Historia e një njeriu që jetoi, qeshi dhe dashuroi si çdokush në këtë botë. Deri kur një ditë, një tragjedi e tmerrshme i erdhi në familje. I shtyrë nga dëshira për hakmarrje, asgjë nuk do e ndalojë. As fakti që është i verbër.
Dy vjet pasi del nga burgu, Roi i thotë jo një gare të re të paligjshme nga Bergeni në Murmansk në veri të Rusisë. Por pastaj ai merr vesh që vajza e tij do marrë pjesë me të dashurin e saj...
Pas një kohe të gjatë, Roi sfidohet sërish nga kundërshtari i tij i betuar për të garuar me makinën e tij spotive. Por këtë herë ata do të garojnë 2 mijë kilometra përmes Norvegjisë, nga Oslo për në Kepin e Veriut. Gjatë kësaj kohe Roi duhet të kujdeset edhe për vajzën e tij...
Gruaja e parë presidente Salli Sheridan qëllohet për vdekje nga një snajper gjatë një konference. Vrasësi largohet nga vendngjarja me shërbimin e brendshëm në kërkim të tij. Tre muaj më vonë një çift të moshuarish gjejnë një preson të plagosur dhe e mjekojnë. Ky person nuk dinte asgjë për identitetin e tij.
Filmi tregon historinë e së kaluarës epike, të dhunshme dhe romantike të Ulverinit, marrëdhënien e tij komplekse me Viktor Krid ose Dhëmbë-Kordha dhe programin kërcënues së armëve X. Gjatë rrugës, Ullverini përballet me shumë mutantë, të njohur dhe të rinj, duke përfshirë edhe Dedpullin, Gambitin, Xhon Fantazmën dhe Kolonelin Uilliam Strajker.
Musa karizmatik dhe i pashpirt bën një marrëveshje për të blerë diamantin e Yllit të Lindjes nga bosi i krimeve z.Lu. Vjedhja e parave nga Aliah dhe Ruslani, prish shumë ekuilibra dhe rebelon bandat kundërshtare, duke vënë në sprovë gjithashtu edhe lidhjen e tyre.
Kur një tregtar mercenar u burgos brenda Murit të Madh, ai zbulon misterin që fshihet pas njërës prej mrekullive të botës. Pas rrethimit që vjen nga përbindëshat, kërkimi i tij për pasuri kthehet në një udhëtim drejt heroizmit kur i bashkohet një ushtrie të madhe luftëtarësh elitë për të përballur forcën e paimagjinueshme dhe mesa duket të pandalshme.
Një student i sapo transferuar përpiqet të komandojë në shkollën më të dhunshme në vend, studentët e të cilës luftojnë me njeri-tjetrin për pushtetin...
Një grup të moshuarish mashtrohen për pensionet e tyre të cilët u mbahen padrejtësisht. Kjo i çon të planifikojnë një vjedhje banke e cila mund të shpëtojë, por dhe rrezikojë jetët e tyre.
Filmi është bazuar në sistemin e metrosë së Moskës, një sistem në prag të shembjes për shkak të një çarje që shkarkon shumë ujë nga lumi në tunelet e metrosë. Problemi më serioz është se tunelet drejtohen të gjithë në qytet. Dhe nëse ata shemben nga përmbytja, atëherë një tmerr i vërtet do të krijohet në sipërfaqe.
Në serinë e katërt, Bojka ka si qëllim të arrijë në ligat më të mëdha të dyluftimit, por një vdekje aksidentale e kundërshtarit të tij vë në dyshim të ardhmen e tij...
Terra Markov është një vajzë me fuqi të jashtëzakonshme për të kontrolluar tokën dhe gurët. Por a është titania e re një aleate apo kërcënim? Cilat janë planet e Deathstroke dhe si do përballen Titanët me të.
Një luftë për pushtet dhe para në rrugët e Detroidit, të fajshëm dhe të pafajshëm humbin jetën... Ejnxhëll ka një sekret, a do mundet ai ta çojë detyrën e tij deri n fund?