Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Pas harxhimit të trashëgimisë së tij, një i fiksuar pas kumarit bëhet mik me një prostitutë e cila vendos ta ndihmojë për vajzën e tij, duke u munduar t'i shmangen bandave që duan t'i marrin borxhin që ai u detyrohet.
Një grup të burgosurish ushtarakë duhet të përballen me një sulm terrorist në burg që është një mbulim për të marr kontrollin e një ndërtese sekrete...
Një film rrëqethës mbi një familje Sike dhe peripecitë që heq ajo në një Delhi të pushtuar nga trazirat anti-Sike që lindën pas vrasjes së kryeministres së atëhershme, Indira Gandi.
Një vajzë bjonde amerikane shkon në Azi. Me të mbërritur, ajo rrihet nga disa rrugaçë. Pas kësaj, i kërkon një vajze luftëtare që ta trajnojë, por në të vërtetë ajo do të marrë pjesë në turne. Në atë turne marrin pjesë vajza luftëtare të të gjitha racave.
Pasi ish-bashkëshorti i saj Karlos e qëllon Çelesten tre herë në bark, është koha për të luajtur në mënyrë të ndyrë. Në betejën për famullin e saj, Robin, ajo punëson tre vëllezër kriminelë për ta kthyer djalin tek ajo. Por asgjë s'mund të jetë aq e lehtë në Jug. Ajo çka fillon si një mision i vogël shpëtimi, kthehet në një betejë të vërtetë jugore. Kjo skuadër e çuditshme duhet të çajë përpara përmes femrash shumë të bukura vrasëse, gjuetarësh amerikanë autoktonë, agjentësh federalë dhe shumë plumbash që po i ndjekin nga pas, ndërsa mbrojnë fëmijën e pafajshëm të Çelestes.
Arkeologu Xhek shikon ëndrra për një jetë të kaluar, në të cilën ai është Gjenerali Meng Yi, i cili është betuar të mbrojë princeshën e Koresë Ok-So. Xheku vendos të hetojë gjithçka me ndihmën e shokut të tij Uilliam.
Në St. Jude, trafikantët e drogës dhe policët e korruptuar kanë shkatërruar gjithë qytetin, por një shpresë e re lind kur aty mbërrin Hong, një luftëtar i stërvitur nga Tiano (Jean-Claude Van Damme).
Një fshat i quajtur Puçeng kaloi një periudhë të vështirë gjatë kohës së luftërave kur trupat e komandantit Cao erdhën dhe vranë njerëz të pafajshëm në fshat, teksa banorët e Puçeng luftonin për drejtësi dhe për të mbrojtur tokën e tyre.
Për të marrë hak për vdekjen e babait të tij, një artist cirku i trajnuar në magji dhe akrobaci kthehet në hajdut për të rrëzuar poshtë një bankë të korruptuar në Çikago. Dy policë nga Mumbai janë caktuar për rastin.
"Largo Winch, Drejtori i Përgjithshëm i sapo emëruar i Grupit W,është akuzuar për krime kundër njerëzimit në po atë ditë që ai
njofton qëllimin e tij për të shitur korporatën e tij dhe të përdorë të ardhurat për të krijuar një fondacion humanitar".
Ksander Kejxh besohet të ketë vdekur pas një aksidenti, por ai kthehet fshehurazi në veprim për një detyrë të re e jo të lehtë me stërvitësin e tij, Augustus Gibons.
Pasi një miliarder i fuqishëm vritet, djali i tij i adoptuar në mënyrë sekrete duhet të provojë që është i duhuri për të trashëguar pasurinë, të gjejë vrasësit e babait dhe t'i pengojë që t'i marrin kompaninë...
Gjatë luftës së dytë botërore, një grup prej 28 ushtarësh, në Rusinë e vitit 1941 mundohen të ndalojnë të vetëm një mësymje gjermane drejt Moskës. Edhe pse me municione të pakëta do mundohen trimërisht deri në fund të mbrojnë atdheun.