Gjenerata e re e majmunëve të krijuar gjenetikisht, kërcënohet nga disa njerëz që kanë mbijetuar nga gripi i majmunëve Ata lidhin një paqe, e cila nuk zgjat shumë. Lufta në mes këtyre dy grupeve do të vendosë se kush do të jetë raca dominuese në Tokë.
Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Indi, në kohën kur Gandi përpiqej të fitonte mbi Bosin,
lind një trekëndësh dashurie. Aktorja e famshme Xhulia, e fejuara e ish aktorit të filmave aksion,
Rusi Bilimoria, gjatë një udhëtimi për në bazën ushtarake indiane, bie në dashuri me rreshterin Nauab Malik.
Mes sulmeve të shumta, do jetë e vështirë që të mbahet sekret një lidhje kaq e fortë.
BEN STILLER dhe EDDIE MURPHY udhëheqin një kast plot me yje në këtë komedi gazmore që flet për një manaxher të një ndërtese luksoze me apartamente i cili drejton një staf punëtorësh për t’u hakmarrë ndaj mashtruesit të Uoll Stritit që u mori kursimet duke i mashtruar. Me vetëm disa ditë kohë në dispozicion përpara se miliarderi t’ia hedhë paq me krimin e përsosur, skuadra e hajdutëve amatorë kërkon ndihmën e hajdutit të rëndomtë Slajd për të vjedhur 20 milionë dollarët që janë të sigurt se janë të fshehura në apartamentin e katit të fundit të Kullës. Nga regjizori i serive Rush Hour, “Grabitja e Kullës” është aq gazmore, saqë është kriminale!
Duelisti : Në kohën e dinastisë Joseon, një police e quajtur Namsoon
zbulon një operacion mashtrimi jashtë zonës së tyrë të mbulimit.
Kriminelët përveç se shpërndajnë monedha false, ata kanë në plan të rrëzojnë ekonominë dhe qeverinë.
Ajo takon më pas një djalë i cili intersohet për të dhe
detektivja nuk mund t'i fshehë ndjenjat që lindin më pas.
Z. Aleksandër dëshiron të tërhiqet nga jeta e krimit me të cilën kishte ndërtuar perandorinë e tij, por një lojtar i ri hyn në skenë i cili kërkon të marrë perandorinë e tij, duke detyruar Z. Aleksander që t’i rikthehet zakonit të vjetër dhe t’i japi atij një mësim.
U rregulluan titrat! Huberti është një polic francez me mënyra të ashpra. Pasi detyrohet të marrë dy muaj pushime, ai kthehet në Japoni, ku ka punuar 19 vjet më parë, për të përmbushur dëshirën e ish të dashurës e cila është zhdukur pa gjurmë...
Tre vajza të këqija udhëtojnë në një shkretëtire të fshehur për të vjedhur diamante qe kushtonin rreth 200 milionë dollarë. A do të arrijnë të kapërcejnë të gjitha rreziqet për të mare diamantet.
Skuadra e hetimit të ICAC-së bashkohet me policinë e Hong Kongut për gjetjen e vrasësit
të disa vrasjeve të dyshimta, ku çdo gjë lidhej me bastet e parregullta mbi ndeshjet e futbollit.
Dy profesorë arkeologjie vihen në kërkim të një thesari të humbur. Bashkë me asistentët - studentë të tyre nisen për një aventurë që i çon nga akujt e Tibetit në Dubai e më pas në tempujt e Indisë.
Londër 1880. Një rebel kinez vret babanë e Çon Ueing, funksionarin e lartë të oborrit perandorak. Më pa vrasësi ia mbath në Angli, por Çon Ueing dhe shoku i tij Roi O'Bënon e ndjekin për t'u hakmarrë. Pasi mbërrijnë në Londër, ata zbulojnë se ekziston një komplot për të shfarosur anëtarët e familjes mbretërore...
Pas harxhimit të trashëgimisë së tij, një i fiksuar pas kumarit bëhet mik me një prostitutë e cila vendos ta ndihmojë për vajzën e tij, duke u munduar t'i shmangen bandave që duan t'i marrin borxhin që ai u detyrohet.
Një grup të burgosurish ushtarakë duhet të përballen me një sulm terrorist në burg që është një mbulim për të marr kontrollin e një ndërtese sekrete...