Një mësues biologjie në gjimnaz kërkon që të bëhet një luftëtar i suksesshëm i arteve marciale në një përpjekje për të mbledhur para në mënyrë që të parandalojë ndalimin e aktiviteteve jashtë-shkollore në shkollën e tij.
Kreu i një helikopteri mjekësor rrezohet në një aksident gjatë misionit për të shpëtuar një forcë amerikane nën urdhrat spanjolle. Forca spanjolle ka kohë vetëm një natë për t'u organizuar dhe për të shpëtuar kreun dhe të dëmtuarit, ndërkohë që trupat talibanas kanë rrethuar forcën spanjolle...
Kur një organizatë krimi nga Koreja e Veriut kalon kufijtë dhe futet në tokën e Koresë së Jugut, një detektiv i Koresë së Jugut duhet të bashkëpunojë me një detektiv të Koresë së Veriut për të hetuar vendndodhjen e tyre.
Nje princeshë e lashtë egjiptiane lirohet nga burgu i saj 5000 vjeçar. Tani që është më në fund e lirë
ajo do të përmbushë misionin që kishte nisur para se ta mumifikonin të gjallë, të mishërojë Perëndinë
e Vdekjes në trupin e një njeriu të zgjedhur. I zgjedhuri i saj dhe miqtë e tij përpiqen të gjejnë një
zgjidhje që ai të shpëtojë nga ky mallkim.
Një police Sajborg dhe partneri i saj mundohen që të gjurmojnë vendndodhjen e një hakeri të mistershëm dhe të fuqishëm me emrin "Mjeshtri i Kukullave".
Pasi vajza e tyre e adoptuar humbet në qytet, Stiveni dhe Shenoni nuk do të ndalojnë para asgjëje për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas saj, dhe sekretin e madh që fshihej pas agjencisë së adoptimit së cilës ata i besuan. Duke rrezikuar jetën e tyre, ata do të zbulojnë se ç’do të thotë të jesh prind dhe se deri ku do të arrije për të rimarrë fëmijën tënd.
Rahuli duhet të hedhë hirin e eshtrave të gjyshit në ujërat e Rameshuaramit, por e gjen veten pa dashur në bordin e trenit Çenai Ekspres ku ngatërrohet me Menën, vajzën e një pedagog.
Biografia e Çen Hua, një ish-shef i botës së krimit dhe trafikant droge i cili i jep jetës një drejtim tjetër dhe ndihmon njerëzit të rehabilitohen nga dhënia pas drogës.
Një mariaçi ndjek rrugën e vrasjes së famëkeqit Buço për t'u hakmarrë për vdekjen e gruas së tij. Gjatë rrugëtimit, takon një vajzë e cila ndryshon rrjedhën e ngjarjeve.
Saja e cila është një agjente e fshehte qeveritare lufton demonët në një post bllok në Japoni e cila është e detyruar të futet në një shkolle ushtarake për të zbuluar një demon të maskuar.
Historia e Pan Sing Tomar, një atlet Indian, i shpallur shtatë herë kampion në garën me pengesa, i cili, pas tërheqes së tij, kthehet në rebelin më të frikshëm në fshatin Çambal.
20 vjet pas provës së parë qe nuk u mbyll me sukses, pesë miq kthehen në qytetin e rinisë për ti shkuar deri në fund maratonës së pijes. Rrugës për tek klubi "Fundi i botës" ata kuptojnë riskun në të cilin ndodhej njerëzimi.
Disa jakuza nga Tokio dërgohen në Okinaua për të shuar një luftë mes bandave. Por lufta përshkallëzohet dhe kapot e Tokios vendosin të shkojnë në plazh për të qetësuar gjendjen...
Një komisioner i Uoll Stritit detyrohet të shmangë një shef policie që po heton një vjedhje banke teksa përpiqet të marrë paratë e vjedhura në shkëmbim të jetës së djalit të tij.
Një film për Mbretin e Anglisë, Arturin, të cilit i vjedhin të drejtën e drejtimit të mbretërisë derisa ai nxjerr shpatën nga guri, ku duhet të njihet me trashëgiminë e tij të vërtetë dhe të marrë fronin.
1997, kapiteni Nascimento duhet të gjejë një zëvendësues për profesionin e tij ndërkohë që përpiqet që të shkatërroj një organizatë kriminale që merret me tregtimin e drogës para se Papa të shkoj në Rio de Janeiro, Brazil
Benjamin Gates duhet të ndjekë një të dhënë të mbetur në ditarin e John Wilkes dhe të provojë pafajësinë e paraardhësve të tij për vrasjen e Abraham Lincoln.
Kabali, historia e një udhëheqësi të lindur. Drogë, pushtet, para, hakmarrje... A do marr hak Kabali për familjen e tij? Çfarë u ndodhi me të vërtetë atyre dhe cili qe fajtori...