Luftëtarja kelte me emër sundon popullin Ajesni së bashku me burrin e saj, Prasutagusin. Mbreti vdes në duart e ushtarëve romakë, duke e lënë mbretërinë e Budikës pa një trashëgimtar mashkull, dhe romakët i marrin tokën dhe pronën.
Një ish-mundës kampion i NCAA, i liruar me kusht pas dhjetë vitesh burg, pranon të bëj një seri dyluftimesh në ring për të shpëtuar jetën e një shoku dhe i kërkohet të bëjë të pamundurën...të humbasë.
Një ish-luftëtar MMA-je dhe vëllezërit e tij duhet të shpëtojnë familjen e tyre të rrëmbyer nga një sindikatë e rrezikshme krimi pasi vidhet një sasi diamantesh.
Ndjek një grup miqsh që udhëtojnë në një kamping të izoluar për të filmuar një dokumentar. Ajo që ata gjejnë është diçka shumë më e keqe nga sa mund ta kishin imagjinuar ndonjëherë.
Hakmarrësit mblidhen për të shpëtuar qytetin e Nju Jorkut, por pas një debati midis Vejushës së Zezë dhe babait të saj, ai zhduket në rrethana misterioze. E vendosur për të gjetur babanë, i takon Vejushës së Zezë që të udhëheqë Hakmarrësit për të gjetur Koleksionuesin.
Në të ardhmen e afërt, misioni i parë i Koresë së Jugut drejt Hënës përfundon me një fatkeqësi tragjike. Pas pesë vjetësh, një fluturim i dytë hapësinor e lë astronautin në hapësirë. Duke u përballur me një tjetër katastrofë fatale, Qendra Hapësinore Naro i drejtohet ish-drejtorit të saj për të ndihmuar në kthimin e astronautit në shtëpi.
Një grua që përpiqet të largohet nga e kaluara e saj, përfundon e bllokuar mes shpërthimit të zombive dhe grupeve luftarake të ushtrisë, tashmë ajo duhet të luftojë për të gjetur rrugën e kthimit në shtëpi.
Kur një forcë keqdashëse pushton mbretëritë e Agonos, një kalorës i vetëm duhet të nisë një kërkim të rrezikshëm për të gjetur dragoin e fundit dhe për të shpëtuar botën.
Një grua misterioze që nuk flet anglisht dhe që duket se po ia mbath nga disa kriminelë, takohet me Mian që e ndihmon deri në fund, duke luftuar me grabitësit që kërkojnë diçka të fshehtë prej saj.
Një vrasësi të operacioneve speciale i kryqëzohen rrugët me një agjent të DEA-s, ndërsa përpiqen të ndalojnë një organizatë kiberterroriste të sulmojë rrjetin elektrik dhe të shkaktojë një katastrofë.
Fransua Santineli jeton dy jetë. Gjatë ditës ai është polici më i famshëm në ishullin Réunion, i njohur për sjelljet e tij të ashpra dhe këmishat me lule, që ndjek kriminelët me makinën e tij. Por, në pjesën tjetër të kohës, ai është edhe këngëtar karizmatik.
Hu Baji, Shirl Jangu dhe Fati Uang punësohen nga Profesor Lini për t'u bashkuar me ekipin e mbrojtjes së relikteve kulturore. Gjatë një misioni, mësojnë se babai i Shirlit, kishte lidhje me qytetin antik Lop Nor. Të tre vendosin të zbulojnë vendndodhjen e babait të saj dhe sekretet e qytetit antik të Lop Norit. Kështu treshja, së bashku me profesor Linin dhe të tjerë, nisen për të kërkuar qytetin antik. Gjatë rrugës kalojnë shumë rreziqe dhe pas disa vështirësive, më në fund gjejnë qytetin e lashtë Lop Nor, por një krizë më e madhe i pret ende.
5 ish-ushtarë të forcave speciale planifikojnë t'i grabitin shefit të një bande kokaine të gjitha paratë që ky i fundit i ruante në shtëpinë e tij në xhunglën e Amazonës. Mes kufijve të trefishtë - Peru, Brazil dhe Kolumbi, 5 shokët hasin pengesa dhe sfida të vështira.
Një triller Noir, me ngjarje që zhvillohen në një qytet të humbur e të ashpër të Misisipit, ku një grua dhe vajza e saj e vogël kapen në mes të një shkëmbim zjarri e ku ngrenë krye dhunshëm uiski, armët dhe dëshira për hakmarrje.
Një burrë zbulon dy të ngjashëm me të në internet dhe gjen lidhje të reja në jetën dhe dashurinë e tij. Por rreziku e kërcënon kur del në dritë një e kaluar kriminale.
Kur një bloger teknologjie merr një intervistë me një guru të teknologjisë dhe ndalon një sulm ndaj tij, ai gjen një unazë misterioze që e kthen atë 57 sekonda në të kaluarën.
U RREGULLUAN TITRAT! Pas një misioni të dështuar, grupit të njohur të luftëtarëve do t’i duhet jo vetëm të luftojë me armikun që po përgatit Luftën e Tretë Botërore, por edhe të gjejë se kush është spiuni në gjirin e tyre.
Ndërsa përpiqet të josh një grua në bar, një burrë misterioz thur një përrallë që përfshin spiunët, implantimin e mikroçipave dhe shkencëtar të rrezikshëm ushtarak që e ndjekin atë. Ajo nuk e arrin të kujtoj, por ky i huaj në fakt po i thotë të vërtetën.
I dëshpëruar për të gjetur para për kirurgjinë e mamasë së tij, një boksier kërkon babanë e pasur që nuk ka takuar më parë. Kur udhëton nga Filipinet në Kore, atë e ndjekin njerëz të ndryshëm dhe përballet dhe me një të vërtet të frikshme.
E pikëlluar për humbjen e shoqes së ngushtë që nuk mundi ta mbronte, një ish-truprojë kërkon të përmbushë dëshirën e fundit të shoqes së saj të dashur: hakmarrjen e ëmbël.