Në botën e spiunazhit, ku informacioni është pushtet, agjentët bëjnë gjithçka që ta sigurojnë atë. Tes, një ish-agjente e CIA-së, përpiqet të shpëtoj jetën e bashkëshortit nga i njëjti mission që e dëmtoi atë në të shkuarën. Por kur bëhen lojëra me mendjen është e vështirë të dallohet realiteti.
Çelios përballet me një kriminel kinez i cili i ka vjedhur zemrën e durueshme dhe e ka zëvendësuar me një rrahëse baterie e cila kërkon elektricitet për të punuar...
Kur Niki Di Santo mëson se babai i tij jo vetëm që është gjallë, por edhe mund të zbulojë origjinën e dhuntisë së errët të birit të tij, ai niset në një udhëtim që e çon në një vilë të braktisur, të cilën ai kujtonte se ekzistonte vetëm në imagjinatën e tij fëminore.
Një kapiten i ri i Flotës Detare Amerikane duhet të bashkojë forcat me një skuadër ushtarake, për të shpëtuar Presidentin Rus nga një grusht shteti i organizuar nga një gjeneral që kërkon pushtet.
Një bandë vrasësish të pamëshirshëm që udhëtojnë në autostradë rrëmbejnë një çift për të fituar para, por situata bëhet tronditëse pasi ata zbulojnë se gjërat nuk janë ashtu siç duken.
Projekti më i fundit i drejtorit të teatrit merr një kuptim të veçantë kur aktorja adoleshente Madaline e merr seriozisht performancën e saj. Linjat midis aktrimit dhe realitetit fillojnë të turbullojnë botën e saj të brendshme.
Një javë në Los Anxhelos në 1983. Pjesëmarrje drejtorësh filmash, yje roku, një vampirë dhe karaktere të tjera në aventura të lidhura me seksin, drogën dhe dhunën.
Disa astronautë të modifikuar gjenetikisht me sisteme robotike të avancuara nisen në një mision drejt një vrime të zezë të zbuluar së fundmi e njohur si Boshllëku. Kur misioni merr një kthesë të papritur, agjencia duhet të zbulojë se me çfarë u ndeshën astronautët në atë udhëtim...
Një studente e shkëlqyer humbet rrugës për në një intervistë pune. Një kthesë e gabuar e bën të ngecë në pyjet e Kentakit. Ajo duhet të mbrojë veten nga faktorët e ashpër të natyrës si dhe nga një bandë kriminelësh të pamëshirshëm. Si pasojë, detyrohet të krijojw një aleancë të ankthshme me një vetmitar të panjohur, qëllimet e të cilit janë të panjohura.
Një person i paidentifikuar poston një video në kohë reale në media sociale, duke treguar se ka rrëmbyer dy të panjohur dhe ka ndërmend të vrasë një prej tyre përpara se të mbarojë dita. Qëllimi i tij është të mbajë një "gjyq" në internet. Ndërsa autoritetet kuptojnë çfarë po ndodh, bëhet e qartë se publiku online do të veprojë si gjykatës dhe juri.
Ky thriller-aksion eksploziv rrëfen për një burrë të dëmtuar nga betejat në Luftën e Terrorit, i cili është i detyruar të shkojë në Londër për të ndjekur një operacion të CIA-s. Kjo gjë e çon në një betejë vdekjeprurëse me një ish-mik ushtrie dhe ushtrinë e tij private.
Pas vitesh torturë, një djalë i ri arrin të shkëputet nga duart e një vrasësi sadist, por a do jetë në gjendje ai t’i shkëputet mësimeve që rrëmbyesi I tij i ka treguar?
Kur Monika kupton që e bija do të vdesë, merr masa ekstreme për të shpëtuar vajzën e saj, duke bërë një pakt me çmim më të lartë se mund ta imagjinonte...
Kjo është historia e një polici të ndershëm i cili është i rrethuar nga rrethana të pafavorshme. Është një film emocionues i drejtuar nga krimi dhe politika. Filmi sillet rreth sfondit të një shteti politikisht të pa qëndrueshëm, i cili tregon rrjetin e mafias së një politikani, një vend krimesh serioze, politikanësh dinakë, kriminelë të mjerueshëm.
Detektivi Damien Serif heton mbi një seri vrasjesh që cilat lidhen me një kult që po përpiqet të ringjalli katër mbretërit demonë të Ferrit. E shkuara e Damienit e përballë atë me ngjarje të dhunshme të cilat i zgjojnë forcat që e kthejnë në "Demonologun" e ri.
Toni punon në një magazinë, por është i apasionuar pas motorit dhe më në fund, ka një mundësi për t’u bërë profesionist. Por Lejla, ish-gruaja dhe nëna e djalit të tij, është në borxhe me disa mafiozë. Për të ndihmuar atë, Toni do të duhet të rrezikojë jetën dhe pasionin...
Në një Amerikë politikisht të ndarë, Krisi përpiqet të kalojë Ditën e Falënderimeve pa shkatërruar familjen e tij. Por, gjërat dalin jashtë kontrollit me dy vizitorët e papritur.