Filmi na kthen mbrapa në Luftën e Parë Botërore dhe është një vepër e mbushur me kontraste nga brutaliteti i luftës njëkohësisht dhe me skena absolute romantike! Përbëhet nga një adoptim i romanit me të njëjtin titull nga shkrimtari Sebastian Faulks. Dhe tregon historinë e dy të dashuruarve me pasion, Stefanit dhe Izabelës, të cilët i bashkon dashuria e tyre, por i ndan Lufta e Parë Botërore.
Filmi na kthen mbrapa në Luftën e Parë Botërore dhe është një vepër e mbushur me kontraste nga brutaliteti i luftës njëkohësisht dhe me skena absolute romantike! Përbëhet nga një adoptim i romanit me të njëjtin titull nga shkrimtari Sebastian Faulks. Dhe tregon historinë e dy të dashuruarve me pasion, Stefanit dhe Izabelës, të cilët i bashkon dashuria e tyre, por i ndan Lufta e Parë Botërore.
Një femër e shtypin agjentët meshkuj të sportit në agjencinë ku ajo punon,
por më vonë asaj i jepet dhuntia për të dëgjuar mendimet e brendshme të meshkujve.
Vdekja, i cili merr formën e një djali të ri, i kërkon një drejtori të medies që të jetë udhërrëfyes për ta mësuar atë rreth jetës në Tokë. Dhe gjatë kësaj kohe, ai bie në dashuri me vajzën e tij.
Një grua e Nju Jorkut (që nuk ka një apartament), figurante në një kompani vallëzimi (edhe pse ajo nuk është vërtet balerinë), e hedh veten në ëndrrat e saj, edhe pse mundësia e realizimit të tyre zvogëlohet me kalimin e kohës.
Pesë vjet pas zhdukjes misterioze të burrit të saj, një grua bien në dashuri me një hotelier të pasur ku së bashku duhet të ballafaqohen me të kaluarën e saj.
Kur ninja Mumon vret një ninja tjetër në mënyrë që të kërkojë një shpërblim, pasojat janë të rënda dhe përfshijnë ushtrinë e avancuar dhe grupin e luftëtarëve...
U RREGULLUA ZERI!
Për të kursyer për kolegj, Bruks Ratigani krijon një aplikacion ku kushdo mund ta paguajë për të luajtur rolin e të dashurit të përsosur.
Jeta e Markut është e përkryer. Së shpejti do të bëhet multimilioner dhe do të martohet me gruan e ëndrrave të tij Konin, por ajo është thjesht zhvatëse. A do të arrijë ai ta kuptojë në kohë që ajo e do vetëm për para?
Një stuhi e rrallë elektrike e vitit 1989 u përsërit 25 vjet më vonë, duke krijuar një komunikim përmes kohës midis Vera Roit dhe një djali të vogël që jetonte në shkuarën në shtëpinë e saj, i cili vdiq në një aksident tragjk. Me dëshirë për t’i shpëtuar jetën djalit, Vera ndryshon të shkuarën, duke shkaktuar ndryshime drastike në të ardhmen e saj. Ajo dëshiron të rifitojë familjen që humbi dhe përpiqet të zbulojë çfarë ndryshoi në të shkuarën, që solli në krijimin e një jete tjetër për të. Kur disa ngjarje janë të shkruara të ndodhin, asgjë nuk mund t’i pengojë.
Ish sportistja e skejtbordit, Kim dëshiron të bëjë më shumë para pas vdekjes tragjike të nënës së saj. Në këtë mënyrë i bashkohet një kompanie elitare që dërgon vajza shërbimi në Austri.
Kur një adoleshent humbet të dashurën e tij në aksident tragjik, ai zbulon se vrapimi e mban atë të lidhur pas kujtimeve. Duke ndjekur kujtimin e saj, ai vrapon gjithnjë e më shpejt, duke lënduar kështu edhe veten. Trajneri dhe një vajzë e re, do të përpiqen të zbulojnë çfarë ndodh brenda tij...
Në 1972, një bandë hajdutësh nga Jangstaun, Ohajo u përpoqën të vjedhin 30 milion dollar të presidentit Riçard Nikson, të përfituara në mënyrë ilegale prej tij e të mbajtura në fonde sekrete.
Strehimi i Emës në plazh merr një kthesë shqetësuese me mbërritjen e një artisti enigmatik nga e shkuara e nënës së saj. Ai e sfidon, e magjeps dhe e tmerron ndërkohë që ajo dyshon se ky i fundit është autori i një krimi të tmerrshëm.
Në vitin 1982 në rrethinën e Blackeberg, Stokholm, 12-vjeçari Oskar është një i huaj i vetmuar, i cili ngacmohet në shkollë nga shokët e klasës. Në shtëpi, Oskari ëndërron për hakmarrje kundër treshes dhunuese. Dhe ndërkohë ai fillon të shoqërohet me fqinjën e tij 12-vjeçare, Elin, një vajzë e bukur por e veçantë, e cila shfaqet vetëm natën...
Kur Foni akuzohet padrejtësisht për një krim që nuk e ka kryer, tërë familja e tij i qëndron pranë dhe përpiqet ta shpëtoj nga një system gjyqësor dhe polici e korruptuar dhe diskriminuese. Kjo është historia e dashurisë e dy të rinjve me ngjyrë që përballen me vështirësitë dhe racizmin në Amerikë, por që pavarësisht gjithçkaje nuk reshtin së luftuari për një familje të lumtur.