Një nënë beqare e varfër por ambicioze ka një mundësi fitimprurëse në shitjet e barnave, por sa larg do të shkojë ajo për ta kthyer një ilaç të ri në sukses?
Laura, një spanjolle që jeton në Buenos Aires, kthehet në qytetin e saj të lindjes në Madrid me dy fëmijët e saj për martesën e së motrës.
Por, rrëmbimi i vajzës së saj, Irenës, do të nxjerrë në dritë shumë sekrete si dhe hije të dashurive të vjetra....
Një grua misterioze që nuk flet anglisht dhe që duket se po ia mbath nga disa kriminelë, takohet me Mian që e ndihmon deri në fund, duke luftuar me grabitësit që kërkojnë diçka të fshehtë prej saj.
Historia e vërtetë e katër të rinjve, të cilët nën drejtimin e një profesionisti financash, planifikojnë një grabitje të madhe parash në një bankë të Çikagos.
Fransua Santineli jeton dy jetë. Gjatë ditës ai është polici më i famshëm në ishullin Réunion, i njohur për sjelljet e tij të ashpra dhe këmishat me lule, që ndjek kriminelët me makinën e tij. Por, në pjesën tjetër të kohës, ai është edhe këngëtar karizmatik.
5 ish-ushtarë të forcave speciale planifikojnë t'i grabitin shefit të një bande kokaine të gjitha paratë që ky i fundit i ruante në shtëpinë e tij në xhunglën e Amazonës. Mes kufijve të trefishtë - Peru, Brazil dhe Kolumbi, 5 shokët hasin pengesa dhe sfida të vështira.
Një burrë zbulon dy të ngjashëm me të në internet dhe gjen lidhje të reja në jetën dhe dashurinë e tij. Por rreziku e kërcënon kur del në dritë një e kaluar kriminale.
E pikëlluar për humbjen e shoqes së ngushtë që nuk mundi ta mbronte, një ish-truprojë kërkon të përmbushë dëshirën e fundit të shoqes së saj të dashur: hakmarrjen e ëmbël.
Duke luftuar që të lenë pas krahëve ciklet përsëritëse të tradhtisë, hakmarrjes dhe dhunës, vëllezërit Traoré vazhdojnë të luftojnë për një të ardhme më të mirë në rrethinat me nam të keq të Parisit.
Kur Ashli dhe vajza e saj e vogël Sara kërkohen nga një grup kriminal që rrezikon jetën e tyre, ajo kthehet pas shumë kohësh te babai saj Mat, i cili aktualisht jeton jetën e një pensionisti plazhi në Ishujt Kajman.
Roger është një shofer garash me kamion i cili fillon të punojë për një bandë që grabit mallra për të mbajtur ekipin e tij. Pasi hyn në krim, atij do t'i duhet të luftojë fort për të dalë sërish..
Një detektiv privat është i detyruar të bashkëpunojë me disa njerëz të padëshiruar, për të gjetur një person të zhdukur dhe përfshihet në rrethana që përmbysin çdo plan që kishte bërë dhe që i rrezikojnë jetën.
Robert McCall e gjen veten si në shtëpi në Italinë e Jugut, por zbulon se miqtë e tij janë nën kontrollin e bosëve të krimit vendas. Ndërsa ngjarjet bëhen vdekjeprurëse, McCall e di se çfarë duhet të bëjë: të bëhet mbrojtësi i miqve të tij duke marrë përsipër mafian.
Pas vrasjes brutale të një agjenteje të re për pasuritë e paluajtshme, një detektiv me eksperiencë përpiqet të zbulojë të vërtetën kur në fakt, asgjë nuk është ashtu siç duket dhe duke bërë kështu, shkatërron gjithë iluzionet në jetën e tij.
Pas vrasjes së djalit të saj të larguar, një gazetare krijon një aleancë të pamundur me të dashurën e tij shtatzënë për të gjetur përgjegjësit.
Së bashku, ata përballen me një botë droge dhe korrupsioni në pjesën e errët të një qyteti të vogël.
Frymëzuar nga ngritja e Stephen Sayers nga rrugët periferike të Newcastle në majë të shkallës kriminale dhe autoritetet që u përpoqën për ta rrëzuar atë përsëri.
Pas vrasjes brutale të nipit, një milioner kërkon shpagim dhe vendos një shpërblim të majmë për atë që do vrasë vrasësit, duke bërë që të angazhohen vrasësit më profesionistë, të cilët në fakt dështojnë që të gjithë.
Një vejushë mëson nga e dashura e burrit të saj që ka ndërruar jetë, se vdekja e tij nuk ishte aksident. Dy gratë krijojnë një aleancë të pazakontë për të zbuluar të vërtetën e vdekjes së tij dhe për të demaskuar burrin që të dyja e donin.
Një drejtues banke merr një kërcënim për bombë ndërsa i çonte fëmijët e tij në shkollë dhe se makina e tij do të shpërthejë nëse ndalojnë dhe dalin prej saj.
Një dyshe gazetarësh shkojnë në një turne në vendet e vrasjeve të vrasësve serial me dy shoqërues, të pavetëdijshëm se njëri prej tyre është vetë një vrasës serial.
Në një qytet të vogël, pjesëtarët një familje grabisin një depo ilaçesh, por pavarësisht se dukej diçka e lehtë, gjithçka merr një kthesë të fortë kur e kuptojnë se janë ngatërruar me një organizatë të madhe mafie, e cila vjen për të marrë hak.
Ish-anëtarët e bandës dhe të porsamartuarit Al dhe Liezl ikin me një çantë të madhe parash, por ish-shefi i tyre do të shkojë në skajet e tokës për t'i gjetur.