Në një të ardhme jo shumë të largët, atëherë kur teknologjia do zevëndësojë shumë gjëra, një kompani shkencore u ofron çifteve krijimin e fëmijëve në mitër artificiale, për të shmangur vuajtjet fizike të grave shtatzëna.
Dy shoqe fëmijërie, Sesilia dhe Ema, takohen rastësisht pas një dekade. Sesilian e ftojnë në festën e beqarisë të Emës dhe përfundon në një vilë në mes të pyllit, në praninë e vajzës që e e ka bullizuar ne shkollë dhe me një mendje për të marë hak.
Flet për një treshe të rinjsh të zonës Bay, Ben Tanaka, Miko Hayashi dhe Alis Kim teksa lundrojnë në një sërë marrëdhëniesh ndër-personale ndërsa përshkojnë vendin në kërkim të lidhjes ideale.
Jeta e qetë e një të moshuari kthehet përmbys kur në oborrin e pasmë të shtëpisë së tij rrëzohet një UFO. Ndërkohë që miqësohet me jashtëtokësorin e mistershëm, gjërat filojnë të ndërlikohen kur fqinjët e tij e zbulojnë dhe qeveria kërkon të ndërhyjë.
21-vjeçarja Ever Wong, e cila dërgohet nga Ohio në Taipei për të studiuar Mandarin për verën, e gjen veten të kapur në atë që quhet "Varka e Dashurisë".
Barbi dhe Ken dëfrehen në botën plot ngjyra dhe në dukje të përsosur të shtetit të Barbive. Megjithatë, kur ata kanë një mundësi për të shkuar në botën e vërtet, ata zbulojnë gëzimet dhe rreziqet e të jetuarit mes njerëzve.
Një zog hiperaktiv kurorëkuq, përfshihet në luftë me një avokat të madh, pasi ky i fundit dëshiron të shkatërrojë shtëpinë e tij në pemë për të ndërtuar një vilë madhështore.
Një djalë i klasës së mesme në Ahmedabad, Satyaprem bie në dashuri të njëanshme me Kathën, e cila po përballet me ndarjen e saj me Tapan. Përmes udhëtimit, ata zbulojnë jetën e njëri-tjetrit dhe plotësojnë atë që ka mbetur në gjysmë të rrugës.
Pas një takimi të parë katastrofik, Nikola, një fëmijë rebel dhe Maksi me ankthin e tij social, zotohen se do ia fshijnë numrin njëri-tjetrit, derisa mësojnë se qenushët e tyre janë dashuruar dhe së shpejti do të lindin këlyshë.
Kur drejtuesi i një emisioni shkencor të dështuar për fëmijë përpiqet të përmbushë ëndrrën e tij të fëmijërisë për t'u bërë astronaut duke ndërtuar një anije raketë në garazhin e tij, ndodhin një seri ngjarjesh të çuditshme që e bëjnë atë të vërë në dyshim realitetin e tij.
Të futur në kurth nga armiku i tyre i pamëshirshëm, një dyshe policësh jo të zakonshëm duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre
për të rrëzuar bosin e mafies që i futi në burg.
Një vajzë e re dhe pa prindër birëson një 'qen' nga paundi vendas,
plotësisht e pavetëdijshme se është një eksperiment i rrezikshëm shkencor që është strehuar në Tokë dhe tani fshihet nga krijuesi i tij dhe nga ata që e shohin atë si një kërcënim.
I vendosur për të marrë hak dhe për të fituar më shumë para nga puna që bën, një djalosh shet në treg të zi parfume që grabit nën hundën e pronarit të tij me ndihmën e kolegëve të punës.
Miqtë e ngushtë Xhoni dhe Frenki duhet të bëjnë tre vrasje brenda ditës që të mund të dalin në pension. Por dita dhe çështjet dalin më të ndërlikuara seç mendojnë.
Në një qytet ku banorët prej zjarri, uji, toke dhe ajri jetojnë së bashku, një vajzë e zjarrtë dhe një djalë prej uji zbulojnë diçka thelbësore: sa shumë të përbashkëta kanë në të vërtetë!
Dy ujqër të rinj të dy shtresave të ndryshme në kopeve të tyre hidhen në një tokë të huaj dhe duhet të bashkëpunojnë për t'u kthyer në shtëpi, por dashuria ndërlikon gjithçka.