Një adoleshente shpërngulet me të ëmën në një qytet të ri dhe zbulon se shtëpia e saj po sulmohet nga kafshët nëntokësore. Për çudinë e saj, xhuxhët e oborrit janë të vetmit që mund ta mbrojnë qytetin dhe të gjithë botën nga fundi i sigurt.
Një pastruese që i pëlqen të kërcejë, përpiqet të ndihmojë djalin e
saj që ka dhënë për adoptim shumë kohë më parë, i cili ka humbur
gjithçka, përfshirë edhe kujtimet e tij.
Me dëshirën për të fituar një pozicion më të mirë në kompaninë e tij, Tim Konrad merr pjesën në darkën e tyre mujore, që ka si qëllim të shpall idiotin më të madh të mbrëmjes. Ai përballet me shumë të papritura, kur një këta njerëz të veçantë përfundon në jetën e tij.
Gratë e tyre po skllaverohen nga celula lokale vampiresh lezbike falë një mallkimi të lashtë, të afërmit që ngelen nga qyteti rural dërgojnë dy njerëz të pafatë si një sakrificë.
Ish sportistja e skejtbordit, Kim dëshiron të bëjë më shumë para pas vdekjes tragjike të nënës së saj. Në këtë mënyrë i bashkohet një kompanie elitare që dërgon vajza shërbimi në Austri.
Pas një nate të mbushur plotë me aventura, vajza që Kuentini kishte dashur gjatë gjithë jetës së tij, Margo, zhduket, duke lënë pas gjurmë që Kuentini dhe shokët e tij i ndjekin ku së shpejti do ta shohin veten në një udhëtim që do të jetë udhëtimi i jetës së tyre.
Detektivi Sherlok Holms dhe Dr. Xhon Uatsoni bashkojnë forcat për të hetuar një vrasje misterioze në Buckingham Palace. Duket çështje e lehtë, pasi të gjitha shenjat të çojnë te Xhejms Moriarti, por shumë shpejt, Sherloku do të nisë të dyshojë te një njeri që e ka shumë afër... Kush është ai që e njeh aq mirë dhe që tallet me të? A do të kapet vrasësi para se mbretëresha të bëhet viktima e tij e ardhshme?
Historia e Dick Cheney, një burokrat i Uashingtonit, i cili në heshtje mori një fuqi të jashtëzakonshme si zëvendës president i George W. Bush, duke riorganizuar vendin dhe globin me pasoja që ende i ndjejmë edhe sot...
U RREGULLUAN TITRAT!
5 miq vendosin të shkojnë me pushime në një kabinë në një pyll të largët. Një sërë makthesh dhe horroresh do të ndodhin kur ata të zbulojnë të vërtetën rreth historisë së kabinës...
Dekada pas vizitës së saj origjinale, dadoja magjike kthehet për të ndihmuar përsëri Benksat dhe fëmijët e Majkëllit në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.
Semi dhe Fordi drejtojnë një skemë mashtrimi kartash krediti, por kur vjedhin nga njeriu i gabuar, ata e gjejnë veten të kërcënuar nga një gangster sadist. Ata duhet të fitojnë 5 milionë paund dhe të kryejnë një grabitje diamantesh për të shlyer borxhin e tyre.
Një djalë nga Amerika e mesme, i dëshpëruar pë të shkuar në Çikago, i bashkohet skuadrës së volejbollit për të fituar një bursë. Kleçka e vetme është që shkolla e mesme ka vetëm një skuadër vajzash.
Polici Torrente del nga burgu në vitin 2018 dhe gjen një Spanjë ndryshe nga ajo që njihte. Prandaj vendos t'i futet një operacioni krimi për të vjedhur një kazino bashkë me skuadrën e tij të çuditshme.
Herri, një hajdut simpatik shtëpiash, pengon Deizin nga vetëvrasja, teksa grabit shtëpinë e saj. Kështu fillon një udhëtim i errët dhe komik në zbulimin e vetvetes dhe dashurisë.
Oficer Torrente, një ish polic egoist dhe i patakt Spanjoll, e gjen veten në burg. A mund ti shpëtoj ai ironisë së fatit e cila e vendos në një pozicion ku ai ka vendosur shumë të tjerë, të jetë njëkohësisht fajtor dhe i pafajshëm?
Torrente është zhvendosur në Marbella, ku pasi humbi gjithë paratë që kishte
i'u kthye investigimit privat. Një nga çështjet e tij përfshihet në mes të planit të vetë xhaxhait të tij për të shkatërruar qytetin... por ai nuk kupton asnjë gjë.
Një ish-polic bashkohet me ca djem të rinj idealistë e naivë. Së bashku, ata krijojnë një “skuadër” që duhet të kapë ca trafikantë droge, të cilët transportojnë heroinë nëpërmjet një restoranti kinez.
Është shekulli 18 në Angli. Mbretëria drejtohet nga një mbretëreshë e brishtë. Intrigat dhe sekretet e tre femrave do të mbizotërojnë pallatin mbretëror duke ndikuar kështu në politikat e vendit në kohë lufte dhe trazirash.
Një punonjëse supermarketi e ndryshon jetën dhe historinë e saj për t'i treguar Medison Avenju-së se ç'mund të bëjë një person i padiplomuar, e cila çdo gjë e ka mësuar me punë.