Xhon Bekuith dhe Xheremi Grei, janë gjithmonë dasmorë të paftuar. Ata shfaqen nëpër dasma për të shfrytëzuar ambjentin romantik për të zënë femra. Por çdo gjë merr kthesë tjetër kur Xhoni dashurohet pas Klerës. A do të ketë në fund dasëm për këta të dy?
Një familje e madhe, të afërm që takohen shpesh e të tjerë më rrallë, mblidhen të gjithë për të festuar përvjetorin e 50-të të martesës së gjyshe Albës me gjysh Pietron në një vilë madhështore, në ishullin ku ata jetojnë. Për shkak të motit të keq ngelen të bllokuar në ishull dhe dëshira për të ndenjur me njëri-tjetrin fillon të zbehet.
Gazetari Fred Flarski bashkohet me dashurinë e tij të fëmijërisë, Sharlot Field, tani një nga gratë më me ndikim në botë. Ndërsa ajo përgatitet të kandidojë për presidencën, Sharlota e punëson Fredin si shkrimtarin e saj dhe këtu fillojnë shkëndijat e dashurisë.
Një punonjës kampi veror që vuan nga humbja e kujtesës papritmas e gjen veten të rrethuar nga trupa të vrarë dhe i kërkon ndihmë shoqes së tij që ka interes për filmat e frikshme.
Riko punon në një fabrikë sallami, si babai i tij. Dashuria e vërtetë që ndien për Sarën, gruan e tij, tashmë është në krizë. Ashtu si dhe vetë Italia... Ndërsa Rikoja është i pakënaqur me punën e tij, ai është me fat që e ka atë punë, ndryshe nga kolegët e tij që pushohen në moshën pesëdhjetë vjeçare. As shoqëria e pastër që ka, nuk mjafton për të zbutur krizën e tij profesionale dhe ekzistenciale që do të goditet nga mashtrimet dhe humbja... A do ta fitojë ai forcën për t’ia nisur sërish nga e para?
Simone, një financier i ngathët, bie në dashuri me Klaudian, e cila jeton me pensionin e gjyshes së saj. Kur e moshuara ndërron jetë, Klaudia e fsheh trupin e saj në frigorifer dhe bëhet pjesë e një mashtrimi bashkë me ndihmën e mikeve të saj për të shmangur falimentimin.
Një stuhi dëbore shtyhen dy persona që krijuan një lidhje online ta zgjasin atë lidhje jo me qëllim për një kohë më të gjatë teksa stuhia e dëborës vazhdon gjatë natës...
Me ëndrrën për të qenë aventurieri më i madh i të tëra kohërave, sër Lionel Frost, kryen udhëtime të rrezikshme për të vërtetuar legjendat më të jashtëzakonshme të botës. Për të fituar një vend në Shoqatën Mbretërore dhe për t’i provuar të tërëve që ka të drejtë, ai niset në kërkim të Këmbë-Madhit, por gjatë kësaj aventure ai zbulon më shumë mbi veten dhe ëndrrat e tij dhe krijon miqësi të papritura.
Një shkrimtar i suksesshëm, Abhimanju Roi, i ngecur në problemet e shkrimit, kthehet në zanafillën e tij për të shkruar një histori dashurie të modës së vjetër.
Beni dhe Alisa, shokë që prej gjimnazit, duke qenë ende singëll, bien dakord të shoqërojnë njëri-tjetrin në çdo dasmë ku i kanë ftuar. Por, shoqëria e gjatë dhe e fortë do të vihet në provë, pas një nate kur ata i kalojnë kufijtë e shoqërisë...
Pas vitesh duke u përpjekur të bëjnë një fëmijë, një çift i ri fillon të provojë trajtime të ndryshme mjekësore dhe tradicionale, njëri më I ndërlikuar se tjetri, duke shkaktuar probleme në financat, martesën dhe planet e ndryshme që kishin për të ardhmen.
Maksimo, që e kalon jetën duke shkuar pas femrave të pasura dhe të moshuara, ndahet nga një martesë 25 vjeçare dhe fillon të jetojë tek shtëpia e motrës së tij. Aty fillon të kuptojë vlerën e familjes.
I dëshpëruar për një histori të mirë, një gazetar i fiksuar pas seksit futet në botën e një Eskorte të klasit të lartë kur fillon të ndjekë një prostitutë të diplomuar në Standford.
Kur Cyrus Nollen bashkon forcat me yllin e shkollës së mesme Christian Newville për të ndjekur dashurinë e tij sekrete Roxy Rostand, pa dashje shkakton kërdi ndërsa Roxy bie keq për djalin e ëndrrave virtual me zgjuarsinë e Cyrusit dhe bukurinë e Christianit.
Xhon Shaft i riu, një ekspert për sigurinë kibernetike, me ndihmën e familjes së tij zbulon të vërtetën e vdekjes së parakohshme të mikut të tij më të mirë.
Një grua e suksesshme transformohet në moshën e saj të adoleshencës, në një moment të jetës së saj, kur presionet e moshës së rritur bëhen të mëdha për t'u përballuar.
Kur xhaxhai i tij, pas një udhëtimi në Tajlandë, i sjell dhuratë kukullën-ninxha me kuadrate, Eske zbulon se kukulla është e gjallë dhe mund ta ndihmojë atë me problemet në shkollë. Eske dëshiron t’i kthejë nderin, por shpejt mëson se ninxha është në një mision hakmarrjeje dhe ai duhet të përfshihet në të...
U RREGULLUAN TITRAT! Pasi mësoi rreth vdekjes së doktor Braun në vitin 1885, Marti udhëton përsëri në kohë për ta shpëtuar atë. Por kur mbajtësja e karburantit në makinën e kohës shpërthen, të dy duhet të gjejnë një mënyrë për t'i shpëtuar Perëndimit të Vjetër para se Emet të vritet.