Dado dhe Stela duan të krijojnë një familje dhe të harrojnë punën e tyre të vjetër si punonjës seksi. Por kur takojnë Baby-n, marrëdhënia e tyre lëkundet pasi Stela mëson për lidhjen mes saj dhe Dados.
Kur Liv zhvendoset në Londër, ajo takon një grup misterioz djemsh që e tërheqin atë në botën e udhëtimeve të ëndrrave. Ajo dhe grupi i saj i endacakëve të ëndrrave kryejnë një ritual për të realizuar ëndrrën e tyre më të madhe, por kjo kërkon sakrificën më të madhe.
Realiteti dhe fantazia fillojnë të ngatërrohen keq, kur një adoleshente përfshihet në një lojë horror interneti dhe fillon të thotë gjëra të frikshme nëpër videot që bën.
Një grua e re vihet nën presionin e policisë për t’u infiltruar në një kartel lokal droge. E detyruar ta bëjë për të mos humbur të bijën, ajo përballet me njeriun që e ka lënduar më shumë në jetë...
Jane, një grua e cila do martohet së shpejti, është ribashkuar me shokun e saj imagjinar Michael i cili kthehet në formë njerëzore. Së shpejti, Jane fillon të dyshojë për ndjenjat ne lidhje me të fejuarin e saj ndërsa tërhiqet nga Michael.
Adoleshentja Priscilla Beaulieu takon Elvis Presley-n në një festë, njeriu i cili tashmë është një superyll rock-and-roll-i bëhet dikush krejtësisht i papritur në momente private: një tërheqje emocionuese, një aleat në vetmi, një mik i ngushtë i pambrojtur. Nëpërmjet syve të Priscilës, Sofia Coppola tregon anën e padukshme të një miti të madh amerikan Elvis, në miqësinë e gjatë dhe martesën e trazuar me Priscilën, nga një bazë e ushtrisë gjermane deri në vilën e tij të botës së ëndrrave në Graceland, në këtë portret thellësisht të ndjerë dhe jashtëzakonisht të detajuar të dashurisë, fantazisë dhe famës.
Kur një vendbanim paqësor në buzë të një hëne të largët e gjen veten të kërcënuar nga ushtritë e një force sunduese tiranike, një i huaj misterioz që jeton mes fshatarëve të tij bëhet shpresa e tyre më e mirë për mbijetesë.
Një djalë autik përpiqet të thyejë një rekord botëror në prag të Krishtlindjeve, duke bashkuar familjen dhe komunitetin e tij në këtë proces. Frymëzuar nga ngjarje të vërteta.
Deni O'Brien është kthyer në aksion duke luftuar kundër famëkeqit Simon Moon, i njohur gjithashtu si Terrori. Tre vite më parë O'Brien kishte kapur i vetëm 'The Terror' dhe u quajt Hero nga njerëzit e L.A. Tani Simon është arratisur dhe ka filluar të vrasë përsëri gra, dhe O'Brien është i vetmi burrë që mund ta ndalojë atë.
Kur një mama beqare bëhet e dyshuara e vetme e një vrasje, fqinji i saj që është një gjeni në matematikë, ofron ndihmën e tij për ta shpëtuar nga polica atë dhe vajzën e saj.
Lindsay dhe Brad Morgan udhëtojnë për në Skoci për Krishtlindje, të ribashkohen me nënën e tyre Jo. Ndërsa janë aty, zbulohet një sekret i madh familjar.
Një vajzë nga Irlanda do të shpërngulet në Bruklin për një jetë më të mirë. Aty do të lindë një romancë e re dhe kur e shkuara do ta ndjekë pas, asaj do t'i duhet të zgjedhë midis dy vendeve dhe jetës që ekziston përmes tyre...
Një burrë nga një qyteti i vogël që bie në dashuri me vajzën më të bukur në qytet. Ai dëshiron të martohet me të një ditë sepse nga kjo martesë mund të rrisë pozitën e tij shoqërore.
Mundësia e artë për karrierën e Averit pothuajse shkatërrohet kur i hyn në shtëpi një i panjohur, i cili këmbëngul se është djali i Babagjyshit. Së bashku ata zbulojnë një mister që mund të ndryshojë qytetin.
Një çift i sapondarë janë të detyruar të kalojnë Krishtlindjen nën të njëjtën çati, duke u munduar t'i ngrenë gracka njëri-tjetrit, pa e kuptuar që kjo po i bënte të afroheshin më shumë.
Pas një ndodhie gjatë verës, Melinda, një vajzë në vitin e parë të shkollë së mesme përçmohet nga shoqet e saj të vjetra, ndërsa prindërit e saj janë shumë të zënë me punë, prandaj ajo mbyllet në vetvete dhe nis të mos flasë.
Një femër ekzekutive dhe një rojtar nate, komplotojnë për të kryer një grabitje të guximshme diamanti nga punëdhënësit e tyre të përbashkët, në The London Diamond Corporation.
Ikja e një familjeje në një shtëpi luksoze me qira merr një kthesë ogurzezë kur një sulm kibernetik prish pajisjet e tyre dhe dy të panjohur shfaqen në derën e tyre.
Duke mbetur invalid pas një aksidenti të papritur pikërisht në kulmin e suksesit të tij, Adami i frustruar e ka të vështirë të përshtatet me jetën e re dhe me kufizimet e rënda fizike...