Pas një ndarje të dhimshëm, Ben zhvillon pagjumësin. Për të kaluar kohën, ai fillon punë në një supërmarket në turnin e natës, ku imagjinata e tij prej artisti zhvillohet pa limit.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.
Filmi tregon historinë e vërtetë të sulmit terrorist të hotelit Taxh në Mumbai. Stafi i hoteli rrezikon jetën për t'i mbajtur të gjithë të sigurt teksa njerëzit bëjnë sakrifica të paimagjinueshme për të mbrojtur veten dhe familjet e tyre.
Një ish-oficer ushtrie, Kabir, bëhet mësues në një shkollë në gjendje të mjerueshme. Gjërat marrin kthesë kur Kabiri gjen një fletore, të lënë pas nga mësuesja e vitit të kaluar, Firdaus.
Bazuar në një histori absurde, por të vërtetë. Grabitja e bankës dhe kriza e pengjeve në vitin 1973 në Stokholm, që u dokumentua në "New Yorker" si origjina e Sindromës së Stokholmit.
Nxënësja e shkollës së mesme Bër Fiçer, nuk e ka idenë e sekreteve të errëta që fshihen pas kamerës misterioze që ajo ka në duar. Por nuk do t'i duhet shumë kohë për ta kuptuar se kushdo që bën foto me të do të ketë një fund tragjik.
Një ekzekutiv marketingu, rrëmbehet dhe mbahet peng për 20 vjet në vetmi totale. Kur papritur lihet i lirë, ai fillon një mision për të zbuluar me çdo kusht kush organizoi dënimin e tij të tmerrshëm, por e gjen veten në mes të një rrjete komplotesh dhe sprovash të jashtëzakonshme...
Historia e Roman Kolmanit, një i burgosur i dhunshëm, të cilit i është dhënë mundësia të marrë pjesë në një program terapie rehabilitimi për stërvitjen e kuajve të egër Mustang.
Kris është një atlet premtues i shkollës së mesme, jeta e të cilit është kthyer me kokë poshtë pas një aksidenti tragjik. Ndërsa përpiqet të mbajë një jetë normale, ai merr një punë si një portier në një bankë, ku ai përfundimisht e gjen veten të kapur në një strehë të planifikuar.
Një burrë misterioz lidhet me një djalosh prej tregimeve të vjetra të Perëndimit. E kaluara dhe e tashmja përplasen kur shfaqet një avokat i cili kërkon arin e humbur shumë kohë më parë.
E lindur në botën e prostitucionit, 15 vjeçarja Shara nuk njeh jetë tjetër. Mamaja e saj, një eskortë me karierë por në moshë madhore, kërkon nga Shara të fitojë aq shumë para sa fitonte në rininë e saj. Pas një zënke dramatike me mamanë dhe të dashurin, Shara gjendet e vetme në rrugë dhe shkon drejt të vetmes mundësi që ka.
Një politikan i fuqishëm, i cili drejtonte "vendin e vetë Zotit", vdes dhe shumë hajdutë të maskuar si politikanë marrin pushtetin. Kur lindin pyetje mbi zëvendësimin e "Zotit", vetëm një emër përmendet, "Stiven Nedumbali".
Kur ylli i muzikës Sharlota kërkon Elizabetën, muzikanten më të mirë të shkollës së saj të vjetër, përplasja i dërgon të dyja muzikantet në një rrugë të keqe me pasoja të mëdha.
Një grua e lumtur e ndarë kalon netët e saj duke kërcyer, duke u kënaqur në klubet e Los Anxhelos. Ajo së shpejti fillon një romancë të re të mbushur me lumturinë e një dashurie të re dhe problemet e takimeve.
Sara ndërpret pushimet me babanë e saj, kur ajo zbulon komplotin e shokut të saj më të mirë për t'i dhënë fund jetës së tij ndërkohë që ajo është larg.