Një aktore e re shpërngulet nga Kanadaja në Hollivud me dëshirën për t’u bërë një aktore e famshme. Ajo takon një grua, e cila për shkak të një aksidenti me makinë vuan nga amnezia dhe të dyja bashkë nisin të kërkojnë kujtimet e humbura, përmes rrugëve të Los Anxhelesit duke u ndeshur me çudira dhe të papritura të ndryshme dhe të pabesueshme.
Në shkurt të vitit 1976 në Xhibuti, merret peng një autobus shkolle në kufirin somalez. Skuadra GIGN dërgohet atje dhe pas 30 orësh tensioni, organizohet një operacion shpëtimi.
Pasi dy marinsa kthehen në shtëpi nga një pyetësor që ISIS u bëri, njëri lufton për të mbijetuar e tjetri për t'iu kthyer arteve marciale pas shumë vitesh... në kërkim të një ndeshje për të cilën ja vlen të jetosh.
Një agjent i pensionuar i FBI-së me dhunti psikologjike është caktuar për të ndihmuar në gjetjen e "Zanës së dhëmbëve", një vrasës serial misterioz. Ai ndihmohet nga i burgosuri Dr. Hanibal "Kanibali" Lekteri.
Filmi ilustron një te ri i cili rifiton lirinë por nuk i ndahet asaj rruge i komaduar dhe i iluminuar nga një profesor i vjetër i cili jep këshilla dhe komandon nga burgu. Peripecitë dhe ligji i mbijetesës vjen instiktivisht nga nevoja e vetëmbrojtjes.
Një film qe na bën të dashurojmë me shume njerëzit, boten, natyrën e të respektojmë me shume jetën.
Historia e dy prej vëllezërve më të famshëm të historisë, Remusit dhe Romulusit, të cilët luftuan kundër skllavërisë dhe pushtuesve, kaluan përmes egërsisë së natyrës dhe kundërshtuan profeci dhe Zotat, për të ndërtuar në fund një nga perandoritë më të mëdha të njerëzimit.
Një histori për 4 fëmijë që jetojnë në një lagje të varfër të Mumbait të Indi. Kanu, 8 vjeç, i shkruan një letër Kryeministrit pas një incidenti dramatik që i ndodh së ëmës. Një djalë i vogël duhet të arrijë të pamundurën.
Pas Luftës së Dytë Botërore, një kolonel britanik dhe gruaja e tij janë caktuar të jetojnë në Hamburg gjatë rindërtimit të pasluftës, por lindin tensione me gjermanin i cili zotëronte shtëpinë.
"Heshtja e Qingjave": Një punonjëse e re në FBI duhet të kërkojë ndihmën e një vrasësi manipulues kanibal për të kapur një vrasës të çmendur që i heq lëkuren viktimave të tij.
Një dyshe tregtarësh burse me frekuenca të larta, dalin kundër shefes së tyre të vjetër më përpjekjen për të bërë miliona me një marrëveshje për fibrën optike.
Merikat, Konstanca dhe xhaxhai i tyre Xhulian jetonin në izolim pasi kishin përjetuar një tragjedi familjare gjashtë vjet më parë. Kur kushëriri Çarles kthehet për të vjedhur pasurinë e tyre, ai rrezikon të zbulojë një sekret të cilin ata kanë shumë vite që e ruajnë.
Gjatë regjimit Stalinist në Bashkimin Sovjetik, në fillim të viteve 50, agjenti i Policisë së Shërbimit Sekret, Leo Demidov zbulon një seri vrasje fëmijësh, nga një vrasës të cilin askush nuk e pranon se mund të ekzistojë sepse doktrina komuniste propagandon se vrasësit serialë i krijon vetëm kapitalizmi.
Henk, një burrë i moshës së mesme që e jeton jetën në hije, ndjen ndryshime në gjendjen e tij kur takohet me një vajzë gjimnazi, të sapo-shpërngulur në lagje. Më vonë do ta kuptojë identitetin e saj të vërtetë.
Pas një ndarje të dhimshëm, Ben zhvillon pagjumësin. Për të kaluar kohën, ai fillon punë në një supërmarket në turnin e natës, ku imagjinata e tij prej artisti zhvillohet pa limit.
Portretizimi unik, intim dhe i sinqertë i një vajze që vajton për humbjen e mikes së saj të ngushtë. Kjo rastësisht ndodh në ditën kur bota siç e njohim ne pushon së ekzistuari.