Një luftë mes një polici të dhunshëm dhe një gangsteri gjakderdhës që lë fakteqësi nga të dyja anët. Anëtarja e mbijetuar për 20 vite e skuadrës Zonja Fong (Macja e Zezë) udhëheq një skuadër me femra, në ndjekjen e një anarkisti të ri, trim, që po terrorizon Makaon. Një hije nga ajo ditë fatale rikthehet përsëri, duke ri-sjellë ciklin gjarpërues me një përballje finale shpërthyese.
Një thriller me personazhin kryesor një vajzë që jeton vetëm. Një vrasje që ndodh në shtëpinë e saj shton misterin se gjithmonë dikush është duke e ndjekur.
Lindur në një familje piktorësh të oborrit mbretëror,
një vajzë detyrohet të mbartë emrin e familjes dhe të marrë jetën e vëllait të saj pasi ai vetëvritet.
Gjërat ndërlikohen kur ajo takon një burrë i cili i vjedh zemrën.
Përshkallëzimi i ndryshimit klimaterik, po e dobëson ekonominë botërore. Mos prodhimi i drithit dhe rritja e çmimit të ushqimeve, i bën këto të fundit, mallin më të vlefshëm në botë. Ndërsa pak toka mbeten ende pjellore, Indonezia rritet shpejt si superfuqia e ardhshme ekonomike, por pangopësia qeveritare zgjon zemërimin e popullit dhe jo vetëm atë...
Një familje e dëshpëruar ka provuar të gjitha rrugët për të shpëtuar fëmijën e tyre të sëmurë rëndë ,përveç njërës. Ata kërkojnë ndihmën e një historiani, (Kane) për të gjurmuar "Dhëmbin e Budas", një relikt që besohet të ketë fuqi shëruese të mbinatyrshme.
Anëtarë të Sukadrës Kineze të Alpinizmit duhet të përpiqen për të disatën herë të arrijnë në majën e malit më të lartë mbi Tokë. Ata duhet të përballen me erërat e forta, ortekët dhe të ftohtin e acartë.
Një natë në Tokio, një boksier i ri dhe një prostitutë ngatërrohen në një komplot droge, që përfshin krim të organizuar, policë të korruptuar dhe vrasje.
Ish-vrasësi i Shogunatit, Jubei Kamata, detyrohet të thyejë premtimin që i ka bërë gruas dhe të nxjerr edhe një herë shpatën e samurait për të ndihmuar një mik të vjetër.
Zjarrfikësit kinezë luftojnë të përmbajnë një zjarr të madh i cili shpërthen një tubacion të madh nafte. I gjithë qyteti është në rrezik, por zjarrëfikësit japin jetën e tyre, për të shpëtuar qytetarët e BinBangut.
Juma është një grua Japoneze, e cila vuan nga paraliza cerebrale. E ndarë mes detyrave të saj familjare dhe ëndrrës së saj të bëhet një artiste e librave komikë (manga), ajo lufton për një jetë të udhëhequr nga ajo.
I bllokuar nga kushte ekstreme në majën e malit Baekdu, një oficer policie detyrohet të luftojë me disa grabitës që kërkojnë arin e fshehur në atë zonë.
Një thriller në Hong Kong për një detektiv dhe një papagall. Një ivestigim per të gjetur vrasësin e vërtetë me ndihmën e papagallit të tij, i cili ka parë gjithë ngjarjen.
U RREGULLUA VIDEO! Skuadra policore e aksidenteve i vihet pas një biznesmeni të ri, të fiksuar pas shpejtësisë dhe makinave, i cili ka lidhje korruptive me zyrtarë të lartë të politikës dhe rendit.
Një i moshuar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij. E dyshuara kryesore është shërbyesja, por kjo akuzë mbështetet vetëm te deklarata e adoleshentes, Xhiu, vajza autike përballë shtëpisë.
Historia e një komisioneri të ri që ëndërron të bëhet i pasur, por këto ëndrra e bëjnë atë të bëhet pjesë e një mashtrimi dhe përfitimi të madh ekonomik, që e fut atë në telashe.
Skuadra e shpëtimit në malin Everest, merr përsipër një detyrë për të shpëtuar disa dokumenta në avionin e rrëzuar afër majës. Në dukje ky aksion duket i urdhëruar nga qeveria për të ndaluar një luftë të mundshme. Por ata nuk e dinin që ishin futur në kurth.
Automjeti i transportit të të burgosurve përmbyset dhe disa kriminelë të rrezikshëm arrijnë të arratisen. Për të kapur të arratisurit, policia vendos që të formojë një skuadër speciale hetimi, që përbëhet nga disa të burgosur të veçantë.