Skot Lang-u dhe Hope Van Dyne, së bashku me Henk Pym-in dhe Xhenet Van Dyne-n, eksplorojnë Perandorinë Kuantike,
ku ndërveprojnë me krijesa të çuditshme dhe nisin një aventurë që shkon përtej kufijve të asaj që ata mendonin se ishte e mundur.
Të pajisur me fuqitë e perëndive, Billy Batson dhe fëmijët e tjerë birësues po hedhin hapat e vështira në adoleshencë teksa kanë dhe egon e tyre të superheroit të rritur. Kur një treshe hakmarrëse e perëndive të lashta arrin në Tokë në kërkim të magjisë së vjedhur prej tyre shumë kohë më parë, Shazam dhe aleatët e tij futen në një betejë për superfuqitë e tyre, jetën dhe fatin e botës.
Një ari Peruan udhëton për në Londër, në kërkim të një shtëpie të re dhe të një mikut të vjetër eksplorues. I humbur dhe i vetëm në Stationin e Padingtonit, ai takohet me familjen e mirë Braun, të cilët i ofrojnë një strehë. Por ndërkohë...
U VENDOS VERSIONI FULLHD! Xhejk Suli jeton me familjen e tij në planetin Pandora. Kur një armik i vjetër kthehet të kërcënojë sërish planetin, Xhejku duhet të punojë me Nejtirin dhe ushtrinë e navi që të shpëtojë shtëpinë e tyre.
Një agjent indian përpiqet të ndalojë fundin e botës,
ndërsa një mercenar i pamëshirshëm, me një hakmarrje të tmerrshme, kryen një sulm apokaliptik kundër vendit.
Pasi Sherifi i pamëshirshëm i Notingamit urdhëron një sulm brutal ndaj familjes së tij, një i ri me emrin Robin betohet për hakmarrje të përgjakshme ndaj njerëzve përgjegjës, duke u zotuar se do t'u kthejë lirinë atyre që janë bllokuar nën sundimin shtypës të mbretërisë.
Gjashtë vjet pas rrëmbimit të vajzës së tij, një burrë rekrutohet për të vrarë autorin e një romani fantazie, por bota e romanit duket se kryqëzohet me realitetin.
Kur një artist i respektuar luftarak akuzohet për vrasje, ai shkon përreth në kërkim të përgjigjeve për historinë e tij misterioze të origjinës dhe armiqtë e panjohur që punojnë për ta shkatërruar atë.
Kur një grup gjuetarësh modifikojnë gjenetikisht disa vezë Graboidësh, do t’iu duhet të përballen me disa variante më të mëdhenj e më të tmerrshëm përbindëshash si dhe me Ulëritësit që shumohen me shpejtësi.
Sebastiani 10-vjeçar me ngurrim i kalon pushimet në mal me gjyshen dhe tezen. Migrimi i tyre në mal me delet nuk është perspektivë emocionuese për një djalë qyteti si ai, por gjërat ndryshojnë pas takimit me Belën, një qen i madh i keqtrajtuar nga pronari. Bashkë me të, Sebastiani do të kalojë verën më të çmendur të jetës së tij.
Një skllav i cili është Luftëtari i Fundit me fuqi mbinatyrore, arrin të arratiset nga padroni skocez dhe bashkë me një grup vikingësh nisin një udhëtim për të çliruar “Tokën e Shenjtë”...
Gjetja e një fantazme të quajtur Ernest që ndodhet në shtëpinë e tyre të re e kthen familjen e Kevinit në sensacione të medieve sociale brenda natës. Por kur Kevini dhe Ernesti hetojnë misterin e së kaluarës së Ernestit, ata bëhen objektiv i CIA-s.
Në 1989, anija Rose Noelle, niset nga Picton i Zelandës së Re për në Tonga me katër njerëz në bord. Pasi një dallgë e frikshme e përmbys anijen, ata enden për 119 ditë në det të hapur, në mëshirë të fatit.
Një natë, Balmani, një djalë i vogël jetim, shpëton një këlysh tigri nga kthetrat e një gjuetari të pamëshirshëm. Për t'i shpëtuar atij, ata ndërmarrin një udhëtim të gjatë dhe të rrezikshëm në lartësitë e Himalajave. Së bashku, ata do të jetojnë aventurën më të madhe të jetës së tyre.
Në lumenjtë e ngrirë dhe kanalet e Shën Pjetërburgut, një hajdut me patina ngroh zemrën e ftohtë të një aristokrateje teksa forca të jashtme përpiqen t'i ndajnë ata.
Titrat jane rregulluar!Një ëndërr e guximshme për të ngjitur treshen më sfiduese të maleve në botë, së shpejti kthehet në një makth të tmerrshëm për një grup miqsh kur një stuhi vdekjeprurëse bllokon alpinistët pranë majës dhe ndërpret çdo shpresë shpëtimi.
Vajza zvicerane malësore Hajdi rrëmbehet nga trupat brutale të qeverisë dhe duhet të mbrojë veten dhe popullin e saj dhë të luftojë kundër pushtetit aktual të fiksuar pas djathit.