Djali i një oficeri shumë të famshëm në Korenë e Veriut, dyshohet se është vrasës serial nëpër botë. Për të kapur vrasësin Korea e veriut dhe e jugut bashkë me interpolin, vihen në kërkim të tij.
Pas luftës gjysmë shekullore kundër përbindëshave gjigante, raca njerëzore,
duke e braktisur tokën për arsye sigurie, krijon një grup të vogël për të shkuar në një ekspeditë
me qëllim rikthimin në planetin tokë. Por gjejnë një ekosistem të ndryshuar dhe të dominuar nga Goxilla.
Një i burgosur i pavdekshëm që arratiset nga ferri për t’u hakmarrë ndaj vrasësit të së bijës dhe për të shpëtuar foshnjën e saj të rrëmbyer nga një bandë adhuruesish të pamëshirshëm të djallit. Në shoqërinë e së fortës Pajper, të dy nisen në një tërbim shpagimi, gjithçka ndërsa ndiqen nga një vrasës enigmatik i cili është dërguar nga Djalli për të gjetur Miltonin e për ta kthyer mbrapa në ferr.
Në dinastinë Ming të Kinës, Shen Liani, një polic sekret i qeverisë së korruptuar vihet në kurth në një mision. Për të provuar pafajësinë, ai kërkon të vërtetën me një vajzë të quajtur Bei Zhai.
Los Anxhelosi i vitit 1997 gjendet mes një vale të nxehti dhe një vale krimesh, prandaj presioni mbi togerin Majkëll Harrigan për të zgjidhur këtë zinxhir të çuditshëm vrasjesh, rritet çdo ditë e më shumë.
I burgosur, i fuqishmi Thor e gjen veten në një duel vdekjeprurës gladiatorial përballë Hulkut, ish-aleatit të tij. Thor duhet të luftojë për mbijetesë dhe të sfidojë kohën, për të parandaluar që e plotfuqishmja Hela të shkatërrojë shtëpinë e tij dhe qytetërimin Asgardian.
Zhao Xudong është shpërthyes eksplozivësh në minierë. Në një shpërthim që ndodh në minierë ku vriten katër persona, Zhao mbijeton. Ai zbulon se shpërthimi nuk ishte aksident bashkë me vdekjen e dy minatorëve të tjerë dhe pronarit të minierës. Ndërkohë që numri i viktimave rritet Zhao duhet zbulojë të vërtetën dhe të pastrojë emrin e tij.
Një prej rojave perandorake të Kinës, udhëton në Perëndimin e Egër për të shpëtuar një princeshë të rrëmbyer. Pas një sërë ndodhish, do i duhet të luftojë krah një banditi, për të rrëzuar një tradhtar të rojave dhe shefin e tij të korruptuar.
Kur e fejuara e tij rrëmbehet nga një trafikant femrash, Romani dhe vëllezërisht e tij ish-ushtarakë vendosin ta gjejnë atë dhe ta shpëtojnë para se të jetë tepër vonë. Gjatë rrugës, Romani bashkohet me Ejvërin, një polic që po heton trafikimin e femrave dhe që lufton burokracinë e cila ka qëllime të dëmshme.
Kur mamaja e saj zhduket, Kleri Frei mëson se e ka prejardhjen nga një brez luftëtarësh që mbrojnë botën tonë nga demonët. Ajo bashkon forcat me të tjerët si ajo dhe niset për në Nju Jorkun tjetër të quajtur Bota e errët.
Loja magjike me zare iu çel një botë të rrezikshme aventurash të vegjëlve, Xhudi dhe Piter. Duke gërmuar në dhomat e një shtëpie të vjetër, fëmijët bëhen padashur pjesë e lojës, ku ka ngecur një tjetër djalë i vogël, 26 vite më parë. A do t'ia dalin ata, t'i japin fund makthit?
Ushtria e SHBA-ve i bën një ofertë një njeriu me shenjë në fytyrë, në shkembim të lirisë së tij, ai duhet të vrasë një terrorist që i dogji familjen...
Pas vdekjes së babait, Brit Reid, trashëgimtar i një pasurie të madhe, bashkon forcat me asistentin e të atit Katon për t'u bërë skuadra e maskuar në ndjekje të krimit...
Kapitali i madh dhe bisedat e shpejta janë lojërat e kësaj kapele krimi që bashkon aleatë të pamundur nga anë të ndryshme të ligjit. Secili prej tyre ka motivet e veta, por do të duhet të punojnë së bashku për të arritur qëllimin e përbashkët – të zënë në grackë mashtruesin më legjendar në botë.
Kur rrjeti i satelitëve të projektuar për të kontrolluar klimën globale nis të sulmojë Tokën, do të kemi një luftë me kohën për të zbuluar rrezikun e vërtetë, përpara se stuhia të zhdukë nga faqja e dheut gjithçka dhe këdo.
Historia bazohet në ngjarje të vërteta të zhvillluara në Rusi më 1985. Pasi humbën kontaktet me stacionin hapësinor Salyut-7, dy kozmonaut rus nisen në hapësirë dhe e riparojnë stacionin e dëmtuar.