Linkoln Hauku (Fajkoi) është një kamionist që bën mundje dore për të fituar para, në mënyrë që të rindërtojë jetën e tij. Pas vdekjes së gruas, të cilën e ka braktisur 10 vjet më parë, ai përpiqet të rregullojë marrëdhëniet me të birin. Mes luftës me gjyshin e djalit dhe përpjekjes për të bërë për vete të birin, do t’i duhet të kalojë shumë sfida...
Me sfond Britaninë Vikinge të viteve 871 pas Krishtit, Çekiçi i Perëndive është një tregim i egër dhe intensiv i një bote gjuha e së cilës është vetëm dhuna. Një luftëtar i ri viking, Steinari (Charlie Bewley), dërgohet nga babai i tij, mbreti, në një kërkim për të gjetur vëllain e tij të larguar, i cili ishte dëbuar nga mbretëria shumë vite më parë. Udhëtimi epik i Steinarit përtej territoreve armiqësore dhe të frikshme gradualisht e kthejnë në burrin që babai e tij dëshiron ta bëjë - pasardhësin e pamëshirshëm të fronit të tij.
I lindur për të garuar është historia e Deni Kruger një djalosh i ri pilot garash me plot probleme, pas një aksidenti ne një gare të jashtëligjshme ai dërgohet të jetojnë me të atin ( ish pilot i Nascar) në një qytet të vogël por dhe në ketë qytet të vogël ai s'mund ë qëndroje larg garave.
Një grup shokësh dhe disa pjestare të Mafies Ruse ngelin të bllokuar në një ishull ! Një lloj droge që ata kanë kan konsumuar fillon ti kthej ata në Zombie.
"I nxitur nga besimi i tij i rifituar te njerëzimi dhe i frymëzuar nga akti vetëmohues i Supermenit, Brus Uejn kërkon ndihmën e aleates së tij të re, Dajana Prins, për t'u përballur me një armik edhe më të rrezikshëm."
Kur detektivet e qytetit te madh refuzojnë të investigojnë me te tej vrasjen qe kishte lidhje me bandat te vëllait te tij, Sherifi i qytetit të vogël Majkell Spenser heq dore nga dinstiktivi dhe shkon ne fshehtësi për të gjetur vrasësin dhe të hakmerret për vdekjen e vëllait.
Një ekip marine zbulon një thesar nën ujë në një liqen të Bosnjes. Për ta marrë i duhet të kalojnë një sërë peripecish duke qenë se liqeni i përket territorit të armikut. Por thesari është aq i çmuar sa asgjë s'mund t'i ndalojë në marrjen e tij, edhe pse gjërat dalin pak jashtë kontrollit.
Kim Ho, njeriu i më i mirë i shpatave në Joseon dhe roja i mbretit, një ditë urdhërohet në burg për të ruajtur të burgosurit. Në mesnatë, ndërkohë që ai është në gjumë diçka ndodh dhe 5 burra të armatosur…
Cassidy Red është një romancë perëndimore e vendosur në sfondin e jugperëndimit amerikan të shekullit të 19-të. Filmi shfaq vajzën kokëfortë të një prostitutë që kthehet në vendlindjen e saj, duke kërkuar hakmarrje kundër sherifit që beson se ka vrarë të dashurin e saj.
Pas dështimit të një sulmi ndaj të burgosurit Frankenshtajn, një ushtar i specializuar hyn në burg për të marrë pjesë në Garën e paligjshme të Vdekjes dhe për të hequr qafe Frankenshtajnin.
Një emigrant i paligjshëm nga kontinenti kinez hyn në Hong Kongun e korruptuar, të kolonizuar nga britanikët në vitin 1963, duke u transformuar në një trafikant droge të pamëshirshëm dhe në rritje.
Majk Fallon, Njeriu i Aksidentit, është një vrasës gjakftohtë, metodat e të cilit ndjellin policinë dhe kënaqin klientët e tij. Ai është më i miri në atë që bën. Por kur një person i dashur futet në botën e krimit të Londrës dhe vritet nga skuadra e tij, Falloni detyrohet të marrë hak për vdekjen e të vetmit person që kishte vlerë për të.
Kërt Slon është betuar të mos kthehet më në Tailandë. Gjithsesi, pas fitimit të një titulli të ri detyrohet të shkojë aty, këtë herë në një burg. Për të shpëtuar duhet të ndeshet me një bishë të quajtur Mongkut.
"Rezistent ndaj vdekjes - Një film nga Quentin Tarantino" Katër femra përndiqen nga një stantmen me të shkuar të hidhur i cili me anë të rezistencës ndaj vdekjes që ka fituar nga puna do të ekzekutojë planet e vrasjeve...
Djali i një oficeri shumë të famshëm në Korenë e Veriut, dyshohet se është vrasës serial nëpër botë. Për të kapur vrasësin Korea e veriut dhe e jugut bashkë me interpolin, vihen në kërkim të tij.