Përleshja që ka tronditur botën kriminale të familjeve të mëdha Jakuzave, gjithashtu ka përfshirë edhe policinë, do të zgjidhet falë ndërhyrjes së papritur të një krimineli të vjetër i cili mendohej i vdekur nga të gjithë.
Një i verbër, i njohur si "vrasësi fantazmë", është gjuetar shpërblimesh. Kur takon një vajzë të re të dhunuar pasi i është masakruar familja, fillimisht përpiqet të mos përfshihet, por dëshira për drejtësi dhe zemërimi rizgjojnë brenda tij luftëtarin e pashpirt...
Lufta e vazhdueshme midis specieve të qenit dhe maces vihet në pritje kur ata bashkojnë forcat për të penguar një spiune mace mashtruese me planet e saj të liga për pushtim.
Ish-spiunët Gregorio dhe Ingrid Kortez, tani prindër, detyrohen të dalin në detyrë për të shpëtuar kolegët e tyre spiunë që po zhduken. Kur edhe ata zhduken, për fat të keq u takon fëmijëve të tyre që ti shpëtojnë.
Një vajzë-ujk që do të mbajë fshehurazi gjendjen e saj, kërkon një ilaç të humbur që ta kthejë në përbindësh të plotë dhe ndërkohë përpiqet të shpëtojë shkollën e re.
Kur një vendbanim paqësor në buzë të një hëne të largët e gjen veten të kërcënuar nga ushtritë e një force sunduese tiranike, një i huaj misterioz që jeton mes fshatarëve të tij bëhet shpresa e tyre më e mirë për mbijetesë.
Deni O'Brien është kthyer në aksion duke luftuar kundër famëkeqit Simon Moon, i njohur gjithashtu si Terrori. Tre vite më parë O'Brien kishte kapur i vetëm 'The Terror' dhe u quajt Hero nga njerëzit e L.A. Tani Simon është arratisur dhe ka filluar të vrasë përsëri gra, dhe O'Brien është i vetmi burrë që mund ta ndalojë atë.
Një burrë nga një qyteti i vogël që bie në dashuri me vajzën më të bukur në qytet. Ai dëshiron të martohet me të një ditë sepse nga kjo martesë mund të rrisë pozitën e tij shoqërore.
Ndërsa hyjnë në vitin e dytë në shkollën e përbindëshave, Klodin Uolf, Drakulaura dhe Frenki Stein përballen me studentë të rinj, fuqi të reja dhe një kërcënim edhe më të madh që jo vetëm që mund të copëtojë miqësinë e tyre, por mund të ndryshojë botën përgjithmonë.
Vëlla dhe motër boksierë Fani dhe Klau janë të përfshirë me një grup mafiozësh
ndërkombëtar të përçarë nga tradhtia mes Xho dhe Kritit në një kampionat të Arteve Marciale të Përziera
që mbahet për të mbuluar operacionin e tyre të madh të trafikut të drogës. Ata janë bërë veglat
e mafias në një komplot të ndërlikuar vrasjeje.
Kapitenia Marvel është arratisur prej vitesh nga tirania e perandorisë Kri, por kur universi është në rrezik, kthehet dhe i bashkon forcat e saja me dy luftëtare të tjera për të shpëtuar botën.
Çarli Swift është një zgjdhës problemesh i cili ka një të tillë: banditi që ai ka qëlluar i mungon koka dhe Charlie do paguhet vetëm nëse trupi mund të identifikohet. Në këtë moment në lojë hyn Marsi Kramer, ish-gruaja e viktimës dhe një femër me të gjitha aftësitë që i duhen Çarlit.
I burgosur për një krim minor, 19 vjeçari JR mësohet shpejt me vështirësitë e burgut. Shumë shpejt ai i bie në sy kriminelit të rrezikshëm australian, Brendan Linç. Por mbrojtja nga Brendan brenda burgut ka një çmim dhe ai është ndihma për ta ndihmuar të arratiset që andej, kur JR të dali jashtë. Si shpërblim JR bëhet pjesë e bandës dhe merr pjesë në goditjen e një fabrike të nxjerrjes së arit. Por pasi gjërat nuk shkojnë sipas planit JR duhet të vendosë se kujt t'i besojë dhe kujt jo....
Pas goditjes së një operacioni droge, Sumeri, oficer policie e gjen veten në radarin e një tregtari të fuqishëm droge. Shumë shpejt, atij i duhet të nisë një rrugë të dëshpëruar për të shpëtuar djalin e tij të rrëmbyer...
Tate shkon në tërbim për t'u hakmarrë për vdekjen e dhunshme të shokut të tij besnik dhe të besuar. Për të gjetur përgjegjësit, Tate del përtej zonës së tij të rehatisë në Essex dhe në anën e errët të Sohos së viteve '90.